Flet nëna e 21-fëmijëve: Ja sa para na duhen për të shkuar të gjithë në kinema

Familja më e madhe e Britanisë së Madhe kanë treguar sesi ia dalin me shpenzimet gjatë verërs.

Noel Radford dhe Sue nga Lancashire, u bënë të famshëm fillimisht në vitin 2008, kur treguan se kishin plot 13-fëmijë.

Që atëherë, Sue ka sjellë në jetë edhe 8 fëmijë të tjerë, ku më i madhi është Chris, 30-vjeç dhe më i vogli është Bonnie, 18-muajsh.

Duke folur për jetën e tyre të përditshme, prindërit e 21 fëmijëve treguan se një ‘xhiro’ për në kinema u kushton të paktën 100 paund.

Duke folur për FEMAIL, nëna u shpreh:

Ne na pëlqen që të shkojmë në kinema, sidomos për pushime kur fëmijët nisin të mërziten, bie shi dhe nuk kanë se çfarë të bëjnë. Por, ama mund të na shkojë më shumë se 10 paund për person dhe shkon shumë shtrenjtë.”
Në përpjekje për të shkurtuar kostot, Sue thotë që në çdo rast mundohet të kursejë më aq sa mundet.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania