I braktisën titujt mbretëror, por reagimi i mbretëreshës për ciftin Harry dhe Meghan është i papritur

Lidhja e ciftit simpatik me Mbretërinë tashmë duket se është shkëputur pothuajse fare. Buckingham Palace, ka dhënë një deklaratë ku thuhet se Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan kanë humbur titujt e tyre mbretëror dhe ndaj ata nuk do të marrin më fonde publike për detyrat mbretërore që kanë pasur.

Duka dhe Dukesha e Sussex gjithashtu kanë thënë se ata po synojnë të paguajnë vetë paratë për rinovimin e Frogmore Cottage, që do të mbetet shtëpia e tyre e familjes në Mbretërinë e Bashkuar më pas.

Në deklaratën e tyre thuhet: “Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë mirënjohës ndaj Madhështisë së saj dhe familjes Mbretërore për mbështetjen e vazhdueshme ndërsa për ata po fillon një kapitull tjetër i ri i jetës së tyre.

Me aprovimin e Mbretëreshës, e pasi kishin rënë dakord me këtë marrëveshje mes tyre dhe e mirëkuptuan se duhet të tërhiqen nga detyrat Mbretërore, Sussexes do të vazhdojnë të kenë patronazhet dhe shoqatat e tyre private.

E megjithëse ata nuk mund të përfaqësojnë më zyrtarisht vetë nënën Mbretëreshë, e kanë bërë mjaft të qartë se ata gjithmonë do të vazhdojnë të mbështesin vlerat e Madhërisë së saj.