Ja cilat janë dy qytetet që do hapen të parat, dhe strategjia që do ndiqet me to

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do te kete një hapje graduale të disa bashkive te vendit në varësi të shifrave të personave të infektuar që do të ketë secila njësi. Këtu sipas tij bëhet fjalë për ato qytete që kanë numër të ulët personash të prekur me Covid-19, nderkohe që Kruja me nje numer te madh të infektuarish se fundmi nuk do ketë asnjë masë toleruese nga ato qe jane vendosur se fundmi.

“Nëse hapim kudo njësoj dhe njëkohësisht ne rezikojmë të zgjerojmë veprimin e armikut. Numri i të infektuarve rritet përtej një niveli garancie për sistemin të gjithë shëndetësor”

Në njoftim thuhej se në zonat si Gjirokastra apo Dibra ku s`ka te infektuar në masë, do rritet më shumë lehtësimi, dhe për momentin nuk do të ketë asnjë lehtësim tjeter për qytete si Tirana dhe Durrësi që janë shumë të populluara, vetëm një lehtësim i moderuar.

Pastaj sipas Rames ecuria do varet edhe nga shifrat ne vazhdimesi nese kjo do na garantoje me një risk më të ulët.

Megjithate ai shpjegoi se “Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjet por edhe fashat orare nuk kanë pse të jenë njësoj. Sjellja e duhur e komunitetit mund ta mbajë riskun e ulët në vazhdimësi.
Ky është parimi i fragmentimit të valës goditëse të armikut.
Dhe ne duke filluar qe nga java e ardhshme në bazë të hartës së epidemisë do te pilotojmë një lehtësim masash në zonat me risk më të ulët”, tha Rama