Nga përdorimi i makinës te hapja e dyqaneve, 5 masat lehtësuese që do marrë qeveria

Kryeministri Edi Rama ka renditur nje liste me 5 masat lehtesuese qe qeveria i ka gati por qe do te merren ne menyre graduale pra ‘me pikatore’.

Per kete ai sqaroi se venia ne zbatim i ketyre masave “nuk do të fillojnë derisa të shohim zbatimin e masave që kemi paralelisht me uljen e kurbës së epidemisë”.

Ja cilat jane 5 masat lehtesuese:

1. Masat lehtësuese që duam të marrin kanë të bërë me lejimin e plotë të automjeteve private VETEM për punonjësit e aktiviteteve që jane te lejuara ndersa marrja e automjeteve te punës nga personat e familjes do të ndëshkohet për t’u saktësuar, me sekuestrimin e automjetit dhe heqje lirie disa vite.

-Marrja në automjet e një pensionisti, vetem per nevojat e urgjencave shëndetësore, ndryshe do të ndëshkohet me sekuestrim makine, heqje të lejes së drejtimit dhe heqje lirie.
-Ndersa për taksitë nuk do të ketë masë lehtësuese për momentin.

2. Do te hapim orarin e lëvizjes për të bërë pazar nga 60 minuta për 90 minuta.

3. Kryerja e pazarit me makinë do të jetë e mundur, por me sanksione të forta, sekuestrim të makinës, heqje të lejes së drejtimit dhe heqje lirie.

4. Të lehtësojmë aktivitetet në njësi individuale (por jo lokale, palestra), që s’janë njësi tregtare brenda qendrave të mëdha tregtare. Por keta duhet të jenë të përgatitur: të pajisur me maska, dorashka, dezinfektant për të gjithë klientët sepse nëse nuk plotësojnë masat do të dënohen me konfiskim të gjithçkaje që ka brenda dyqani, me mbyllje për një kohë të pacaktuar të biznesit dhe heqje lirie.

5. Po studiojmë shtrirjen e fashës orare. Është e diskutueshme në kushtet që jemi tani. Por nuk është fasha orare problemi qendror.