Supë me Pasha Qofte. Receta qe te lepini gishtat

Supa me pasha qofte është një recetë që gjen variante të ndryshme në shumë zona të Shqipërisë. Për të gjithë fanatikët e recetave tradicionale, po ju japim thjesht një version të kësaj supe.

Përbërësit

250 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
5 lugë gjelle oriz
piper
kripë
3 tufa nenexhik
majdanoz
1 vezë (e bardha)
2 vezë (të verdhat)
2 kokrra limon
1 lugë gjelle gjalpë
1 kokërr patate (mesatare)
2 karotë
1 lt ujë

Përgatitja
1
Zieni orizin për disa minuta, por kujdes jo që të zbutet plotësisht. Më pas kullojeni dhe vendoseni në një tas të thellë.
2
Në këtë tas hidhni qepën e grirë shumë hollë, mishin e grirë, kripën dhe piperin, nenexhikun e grirë dhe filloni ta punoni gjithë masën.
3
Lagni duart në një tas dhe krijoni qofte të vogla.
4
Në një tenxhere të thellë, hidhni ujë, një patate të prerë në kubikë dhe karrotat të prera në fije të holla.
5
Pasi perimet të kenë zierë pak, dhe uji të vlojë vrullshëm hidhni pasho qoftet një e nga një.
6
Ziejini derisa të marrin ngjyrë dhe ndërkohë përgatisni 2 të kuqe veze me lëng limon të cilat i rrihni dhe i përzieni më limonin, duke shtuar pak e nga pak lëng të supës që të mos priten vezet. Gjithë përzierjen e vezëve e shtoni në supë duke e përzier avash, veprim që pengon vezët të priten.
7
Supën e shërbeni të ngrohtë dhe majdanoz të grirë sipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *