Rutina, dembelizmi, neglizhenca, por edhe mosnjohja e pasojave që ka kujdesi i ulët ndaj lëkurës, çon në gabime të rënda. Gabime që në mos të gjitha, ca i bën edhe ti. Po që s`duhet t`i bësh më. E dimë që je betuar shpeshherë se do jesh më e kujdesshme, po ka ardhur koha t`i lexosh mirë, t`i mësosh përmendësh e të mos guxosh t`i përsërisësh.
Nuk e bën pastrimin siç duhet
Kjo ndodh në rastin më të mirë, se në më të keqin nuk e pastron fare. Fshijeni dy herë makeup-in. Hera e parë do largojë të shumtën, kurse hera e dytë do t`i japë dorën e fundit që do të jetë edhe si një masazh për lëkurën. Kjo e dyta i largon qelizat e vdekura.
Fle me makeup
Dhe turp të kesh. Ndërkohë që t`if le dhe fytyra kërkon të rigjenerohet, a e lë makeup-i? Ok, ditën e ke të pashmangshëm të dalësh pa të. Po natën? Tërhiqu zvarrë deri në tualet për ta kryer këtë punën e pastrimit, dy herë siç ta thamë.
Pastron makeup-in, por jo sytë
Dhe ata skuqen, nis infeksioni dhe ti gjen belanë me ilaçe dhe kura popullore.
E harron mbrojtjen nga dielli
Nëse makeup-i është i dëmshëm, kremi për mbrojtjen nga dielli, është i domosdoshëm. Ti e vë vetëm kur shkon në plazh dhe bën shumë gabim. Duhet vënë gjithë vitin se diell nuk ka vetëm në 15 ditët e pushimeve të tua.
Kur lëkurës i zë frymën
Lëre të lirë ndonjëherë se ashtu si ti, edhe ajo ka nevojë të marrë frymë.
Përdor produktet e gabuara e të lira kozmetike, ndërkohë që ke një lëkurë të ndjeshme
Hapi i parë për t`u kujdesur për lëkurën tënde është ta njohësh atë. Nëse është e ndjeshme, lexo më shumë e shko më tepër të dermatologia.
Nuk pi shumë ujë
Gabi mi tmerrshëm për gjithë organizmin dhe sidomos për lëkurën. Mos bëj krim, mos e dehidrato! Provo të pish të paktën 8 goja uji në ditë.
Porosit produktet e gabuara
Nëse diçka i bën mirë shoqes tënde s`do të thotë se të bën mirë edhe ty. Je e rritur tani dhe duhet ta dije me kohë këtë.
Mungesa e gjumit
Bëji 8 orë gjumë në ditë dhe do plakesh më ngadalë.
Dieta
Kur uji kishte rëndësi për lekurën, imagjinoni pak ç`vlerë ka ushqimi. Thënë dhe stërthënë: ha perimet e mamit, fruta dhe çdo ushqim që përmban fibra, vitamin A, B dhe C.