Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

10 gjërat mahnitëse që mund ti bëni me pudrën e fëmijëve

Ne adhurojmë produktet e shtrenjta të bukurisë, mirëpo së fundmi jemi duke u inspiruar nga mënyrat e ndryshme se si do mund të përdornim pudrën e fëmijëve. Andaj, përkufizuam disa gjëra që seriozisht mund të përmirësojnë flokët, lëkurë, dhe makijazhin tuaj.

Përdoreni si shampon të thatë
Pluhurosini rrënjët e flokëve me pudër të fëmijëve dhe lereni të pijë yndyrën e tepërt. Që të keni kontroll në sasinë e pudrës që e depozitoni në flokë, spërkateni me gishtërinjë e jo direkt nga shishja.

Bëjeni që buzëkuqi juaj të zgjasë më shumë
Përmbylleni buzëkuqin tuaj me pudër të fëmijëve, provoni që të holloni shtresën e buzëkuqit para se të aplikoni pudrën e fëmijëve.

Zgjatini qerpikët
Aplikoni një shtresë me maskara, përdorni fashë me të cilat do i volumizonin dhe do i zgjasnin. Pastaj pastrojeni me shtresën e dytë të maskarasë.

Rifreskoni shputat e këmbëve
Pluhurosni këmbët që të shmangeni nga djersitja e tyre.

Largojeni zallin e plazhit
Pudra e fëmijëve e ndan zallin nga lëkura juaj dhe e bën aplikimin e kremës për diell më të lehtë.

Shmanguni nga iritimi
Pudra e fëmijëve parandalon iritimin, që i bën sytjenat sportive më pak të mërzitshme. Është i shkëlqyer edhe për shtrengueset e kyçeve, kofshave dhe kudo që ka fërkim.

E bën depilimin me dyll më pak të dhimbshëm
Pudra absorbon lagështinë, duke e bërë më të lehtë që dylli të depërtojë deri tek qimet.

Shkëlqim nga larg
Përdoreni pudrën e fëmijëve që të pluhurosni fytyrën tuaj me qëllim të shaktërrimit të zonave yndyrore.

Krijoni një maskë që lufton aknet
Kërkoni receptin që ju tregon se si mund të përzieni disa pika ujë me pak pudër që të bëni nëj pastë. Lereni për 30 minuta dhe shpëlajeni që të zbuloni lëkurën e lëmuar dhe të butë.

Mbushini vetullat
Pasi të përdorni lapsin e vetullave, mbushni pjesët e mbetura, spërkateni pudrën në brushën për vetulla dhe përshkoni çdo qime të tyre.shijejete.com