Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

10 gjërat që do i ndodhin trupit dhe mendjes suaj nëse ecni 30 minuta çdo ditë

Thuhet e besohet se 15-30 minuta ecje në ditë sjell jo pak përfitime shëndetësore, e të gjitha këto janë të vërtetuara shkencërisht. E çfarë bëjmë sërish.. Marrim makinën, autobusin e madje dhe ashensorin vetëm që të mos ngjisim shkallët. E sigurtë që do e vendosnit ecjen në listën tuaj të përditshme të gjërave për t’u bërë, pasi të lexoni të gjitha arsyet e mëposhtme!

1. Mirëqenie mendore
Është vërtetuar përmes studimeve që ecja rrit nivelin e endorfinës dhe ul nivelin e stresit në trupin tonë në mënyrë të konsiderueshme.

2. Përmirësimi i shikimit
Ky mund të jetë një përfitim surprizues, por ecja mund të përmirësojë vizionin tuaj pasi duke çlodhur sytë në horizonte të hapura ul rrezikun e glaukomës.

3. Zemra më e fortë
Shoqata Amerikane e Zemrës deklaroi se ecja sjell po aq përfitime sa vrapi. Ky aktivitet fizik stimulon qarkullimin e gjakut dhe mban nën kontroll tensionin.

4. Përmirësim i funksionit të mushkërive
Për të përfituar maksimalisht, këshillohet që ecja të bëhet në natyrë në ajër të pastër. Në këtë mënyrë ajri i pasuruar me oksigjen do të përcillet në të gjitha qelizat e trupit tonë.

5. Nëse doni të mbani një nivel të shëndetshëm të glukozës, bëni tuajin zakonin e të ecurit. Në krahasim me vrapin, një studim zbuloi se ecja është më e mirë në parandalimin e diabetit. Ata njerëz që ecin kanë gjashtë herë më shumë nivele optimale të sheqerit në gjak sesa ata që vraponin

6. Sistemi tretës
Lëvizja e përgjithshme e trupit promovon gjithashtu lëvizjen e shëndetshme të zorrëve , duke parandaluar probleme të tipit si fryrje, kapsllëk etj.

7. Muskuj të tonifikuar
Humbja e yndyrës trupore bën që muskujt të bëhen më të dukshëm e tonifikimi i tyre mund të arrihet nëse ecni të paktën 10.000 hapa në ditë. Lexoni këtu sa hapa duhet të bëni për të rënë në peshë

8. Lehtëson dhimbjet e kyçeve
Sipas The Arthritis Foundation 30 minuta ecje në ditë redukton dhimbjen e nyjeve të ngurta dhe të eshtrave do të pakësohet. Efekti kryesor i tij është nyjet më të forta, duke shmangur dëmtimet dhe humbjen e kockave.

9.Nëse jeni duke vuajtur nga çrregullimet e humorit, ecja mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre simptomave. Stresi, ankthi dhe nivelet e depresionit provohen të reduktohen duke ushtruar rregullisht ecjen. LIVING

Për ta përmbledhur ecja:

• redukton rrezikun për sëmundjet koronare • rregullon tensionin e gjakut • rregullon nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve • ndihmon në ruajtjen e peshës trupore • ul rrezikun për obezitet • redukton rrezikun për osteoporozë • redukton rrezikun për kancer të gjirit dhe kolonës • redukton rrezikun për shfaqje të diabetit të tipit të dytë. • përmirëson gjendjen emocionale • redukton stresin • ndihmon në parandalimin e rrëzimeve në pleqëri • ndihmon për artritin.