Pothuajse të gjithë ata që gatuajnë ose e përdorin, i njohin aromën dhe përfitimet shëndetësore që vaji i ullirit mund të sjellë në gatim. Por a e dini se ka përdorime të panumërta përreth shtëpisë me vaj ulliri, për të përmirësuar rutinën tuaj të bukurisë etj?
Ja disa perdorime:
Mbron pajisjet prej druri qe perdoren ne kuzhine. Vetem me nje te lyer te lehte me vaj ulliri, kjo e mbron nga carjet dhe çngjyrosjet e pas 5 minutash ifshin me nje pecete te paster.
Ndalon ngjitjen. Gjate pergatitjes se nje recete beni mire te lyeni me pak vaj ulliri luget matese qe do perdorni psh per ushqimet ngjitese si mjalti, gjalpi kikirikut apo mustarda, ne menyre qe te shkeputet lehte nga luga.
Shkelqen enet çeliku inoksi. Ferkoni me nje pecete te bute e pak vaj ulliri enet tuaja qe te parandaloni njollat e ujit, vijat dhe korrozionin. Pastaj i fshin me nje pecete tjeter pambuku te thate.
Hiqni etiketat ngjitese. Per te pastruar sendet nga etiketat ngjitese mjafton te vini nga nje pike vaj ulliri e pas 15 minutash mund ta pastroni me detergjent enesh mbetjet.
Hiqni unazat e ngushta. Zhysni gishtin e unazes qe ju rri shtrenguar ne vaj ulliri e do te shihni se unaza del lirshem nga gishti.
Pastroni make up-in e rende te fytyres me pak vaj ulliri ne nje pecete pambuku dhe pa perdorur kimikatet qe demtojne lekuren e i mbajne qerpiket te bute.
Hiqni njollat e forta nga floket e lekura. Vaj i ullirit largon supstancat e forta nga floket si bojerat permanente, camcakezat, grasot e makines et. disa pika vaj ulliri dhe 1 luge kafe sheqer jane nje ferkues ideal per keto njolla.
Dyert qe kercasin. Nese hedhim disa pika vaj ne mentesaht e dyerve do e shohim qe nuk do te kercasin me.
Pastrojme njollat e ujit ne siperfaqet e drurit.
Mund te pergatisni ne nje shishe me spraj kete perzierje per pastrim te mobiljeve: 1/4 filxhan vaj ulliri, 4 luge uthull e bardhe e distiluar, dhe 2 luge caji leng limoni. Tundeni mire para cdo perdorimi dhe mbajeni ne frigorifer
Mani larg mushkonjat. Ne ambjentet e kopshtit tuaj apo edhe per pajisjet e kopshtarise vaji i ullirit ju ndihmon te mirembani ato fillimisht. Por edhe mban larg mushkonjat nese hidhni pak vaj ulliri ne kullesat e shiut keshtu qe insektet do te notojne ne siperfaqe duke mos u shumuar me tej.