10 ushqimet qe kurojne melcine
Hudhrat
Hudhrat aktivizojne nje enzime e cila shperben toksinat. Alicina dhe Selenium jane dy perberes te hudhres te cilet forcojne pastrimin e melcise.
Qitro
Lengu i qitros ndihmon ne eliminimin e toksinave kancerogjene dhe ofron kombinim te shkelqyer te vitamines C dhe antioksidanteve.
Panxhari
Permban flavonoide qe ndihmojne proceset fisiologjike te melcise.
Kafja
Studimet tregojne se kafja ndikon pozitivisht ne shendetin e melcise edhe pse mekanizmi mbetet pak i turbullt.
Gjethet jeshile
Rukola, pazite, spinaqi dhe sallata jeshile ndihmojne ne perthithjen e metaleve te renda ne saje te fibrave te tyre bimore. Ne kete menyre ato ulin ngarkesen e melcise me keto perberes te padegradueshem.
Caji jeshil – ne vecanti Matcha
Permbajtja e larte ne katekina – nje antioksidant tipik i bimes Camelia Sinensis, ndihmon shendetin e melcise dukshem. Studimet tregojne se konsumi i cajit jeshil sjell rezultate shume te dobishme ne rastet e melcise se dhjamosur pasi ul akumulimin e acideve lyrore ne kete organ. Matcha jeshile per me teper ndihmon ndjeshem luften kunder viruseve te melcise si hepatatiti.
Asparagu
Asparagu rezulton ushqimi ideal per ata qe konsumojne alkolin! Perberja e tij e jashtezakonshme ne lende ushqyese ka nje efekt mbrojtes te mahnitshem per melcine nga veprimi teper toksik i alkolit ne qelizat e saj. Megjithate, kjo nuk do te thote kurresesi te tejkalojme masen me alkolin, ai mbetet toksik!
Brokoli dhe lulelakra
Keto lloj zarzavatesh kane nje efekt te vecante ne forcen detoksifikuese te melcise ne saje te disa perberesve te quajtur glucosinolate – te cilet duket te jene nje arme e forte kunder toksinave kanceroze.
Turmeriku dhe kanella
Keto erza po njihen gjithnje e me shume per rolin e tyre antioksidues dhe antiinflamator. Ato mbeshtesin tretjen dhe lehtesojne melcine ne punen e saj. Ne vecanti kanella ka veti mbrojtese te fuqishme kunder baktereve dhe viruseve.
Arrat
Arrat permbajne glutathion- antioksidant qe renditet i pari per nga rendesia kur behet fjale per detoksifikimin e melcise. Ketu ajo vjen bashke me acide lyrore teper te dobishem si ato te tipit omega -3, te cilet gjithashtu luftojne inflamacionin dhe gjithshka toksike que ai prodhon.
Agjinarja
Ne saje te perberesit -cynarin- kjo lule luan rol kunder depozitimit te dhjamit dhe prodhimit te kolesterolit ne melci. Per me teper, ekstrakte te agjinares e mbrojne melcine nga demtimi qe mund te pesoje nga toksinat me te cilat bie ne kontakt.
Keshilla te tjera
Evitoni ushqimet e perpunuara dhe te konservuara dhe alkolin.
Evitoni perdorimin e panevojshem te ilaceve si paracetamoli.
Mos prekni dhe mos nuhasni lende toksike si diluent, pesticide, llak, bojra kimike, detergjente etj
Evitoni sa te mundeni perdorimin e kimikateve ne shtepi dhe ne trupin tuaj. Lekura perthith gjithshka.
Mbani ne shtepi bime qe pastrojne ajrin.
Blerina Bombaj