Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

107 vjeçari “fluturon” çdo ditë me një super makinë, merr me vete dhe të dashurën 100 vjeçe

Ka lindur para Luftës së Parë Botërore dhe ende e nget makinen! Joe Newman nga Sarasota, Florida është 107 vjeç dhe ka drejtuar makinën për 90 vjet.

Ai zotëron një Mercedes SLK, dy vendesh, në të cilin ka vend për të preferuarën e zemrës së tij, së shpejti 100-vjeçaren Anita.

“Sigurisht, unë jam një shofer i mirë”, u thotë Joe Newman skeptikëve, fjalët e të cilit i konfirmon edhe Anita. Gruaja, duke qeshur u thotë gazetarëve se kohën më të madhe të udhëtimit i mban sytë mbyllur.

Newman thotë se i përmbahet gjithmonë shume strikt rregullave të qarkullimit rrugor dhe kujdeset gjate trafikut. Patenta e tij si shofer skadon në vitin 2022, por Newman thotë se ka plane madhështore për të ardhmen dhe per ta rinovuar.

Kur u pyet se cili është sekreti i jetëgjatësisë së tij, gjyshi tepër në formë përgjigjet pa hezituar:

Thjesht mos merrni vetëm frymë, por edhe jetoni”.