Forca mendore është zgjedhje dhe disiplinë dhe jo çështje fati, siç shumë njerëz mund të justifikohen. Më poshtë, po ju rendisim disa nga zakonet që i bëjnë këta njerëz të tillë dhe prej të cilëve të gjithë duhet të mësojmë diçka! Sigurisht që, gjithë sa renditet më poshtë, mund të vijë edhe falë përvojës dhe gabimeve të shumta prej nga duhet të mësojmë. E rëndësishme është të mos përsërisim vazhdimisht e vazhdimisht të njëjtat gjëra për të cilat, në fund, bëhemi sërish pishman! 1. Janë emocionalisht inteligjentë, dinë t’i kontrollojnë emocionet. Nuk mund të jeni të fortë mendërisht nëse nuk dini të kuptoni tjetrin, të toleroni emocionet negative dhe të merrni vetëm anët e mira që ju duhen. 2. Janë konfident, nuk iu nevojitet asnjëherë maska për të fshehur pasiguritë. 3. Dinë të thonë JO! Duke bërë kështu mund të shmangni strese dhe emocione të këqija që ju prishin ditën. 4. Dinë sit ë sillen me njerëzit e vështirë! Ata I kontrollojnë veprimet e tyre përballë njerëzve toksik, shpesh herë duke I mbajtur larg. 5. Dinë të përshtaten me ndryshimet. 6. Nuk kanë frikë nga dështimet, përkundrazi, është një mënyrë për të mësuar më shumë. 7. Nuk e krahasojnë veten me të tjerët. 8. Nuk I përjetojnë gjatë gabimet, dinë t’I kapërcejnë. 9. Të paktën dy herë në javë, meren me sport. 10. Flenë mjaftueshëm dhe bëjnë gjumë të mirë. 11. Përgjithësisht, janë njerëz pozitiv.
Shijet e jetes do ti gjeni ketu