Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

12 ushqimet që djegin yndyrën dhe humbi peshe

Ushqimet që djegin yndyrën

1** Qitro është një frut mjaft i mirë. Në qoftë se një person do të konsumojë 1 kokërr qitro në çdo vakt (pa shtese sheqeri) , do të arrijë një humbje të peshës 2 kg për 12 javë. Qitrot janë të pasura me vitaminë C një antioksidues ky mjaft i fuqishëm që ndihmon në djegien e yndyrnave. Qitroja ndihmon në uljen e insulinës dhe në të njëjtën kohë duke të krijuar idenë e ngopjes. Një kokërr qitro në qoftë se pihet direkt është mjaft e thartë. Këshillohet të konsumohet me një lëng ëmbëlsues pa kalori.

2** Mollët dhe dardhat janë fruta mjaft të pasur me fibra të shëndetshme dhe polifenole. 3 kokrra në ditë të ndihmojnë mjaft mirë të humbasësh peshë. Pektina që gjëndet tek mollët kufizon sasinë e yndyrës që do të thithin qelizat. Gjithashtu dhe fibrat tretëse janë të shkëlqyera.

3** Çaji jeshil rrit metabolizmin dhe është i pasur me polifenolë. Substancat polifenole të kombinuara me kafeinën janë përgjegjëse për vetitë që ka çaji jeshil në djegien e yndyrnave.

4** Tërshëra ul kolesterolin dhe të mbush me energji duke ndihmuar në rënien në peshë. Është e pasur me fibra.

5** Erëzat djegëse rrisin metabolizmin. Në veçanti speci djegës djeg kalori dhe pakëson gërryerjen nga uria.

6** Lëkurat e mollëve të egra ndihmojnë në tretjen e dhjamërave të trupit dhe në veçanti dhjamin e organeve si në zorrë, bark, etj dhe rrit forcën e muskujve. Polifenolet e mollëve janë lëndë që nxisin djegien e yndyrnave. Ato shtojnë fuqinë e muskujve duke bërë të lehtë mbajtjen e ketozës nga trupi.

7** Drithërat e plota janë te mrekullueshëm për sheshimin e barkut. Konsumoni në mëngjes trahana tërshëre, ndërsa gjatë ditës konsumoni bukë gruri me miell me krunde.

8** Proteinat e varfëra pa dhjamë. Konsumoni sa më shumë peshk. Peshku është një burim i mrekullueshem i proteinave të varfëra, por në të njëjtën kohë është mjaft i pasur me acide yndyrore omega 3 .Një burim tjetër janë dhe fasulet dhe kokrrat e sojës.

9** Ushqimet djegëse – kur konsumohen mbushesh në djersë pasi i japin nje goditje rrahjeve të zemrës. Kjo goditje e lehtë sjell një përshpejtim të metabolizmit gjë që çon në djegien e yndyrnave

10** Kanella – spërkatja me kanellë ndihmon organizmin për të ulur sasinë e sheqerit në gjak e cila kur është e lartë çon në depozitimin e yndyrnave në trup. Rekomandohet mjaft mirë spërkatja me kanellë e ushqimeve që e pranojnë si shije.

11** Uji – trupi nuk punon normalisht nëse është i dehidratuar. Trupi në këtë moment është pa energji si dhe proçesi i djegies së yndyrnave nuk funksionon. Për këtë këshillohen të pihen 6-8 gota ujë në dite.

12** Bulmeti me pak yndyrë – kombinimi i kalciumit me proteinë është i mrekullueshëm dhe shembull i kësaj është përzieja e kosit me fruta. Po kështu një copë djath me 2.5% yndyrë ka 50-60 kalori.

Anila Kalleshi