Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

12 vjecarja humb jeten në pistën e skive në Brezovicë, Kosovë.

Një 12-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në pistën e skive në Brezovicë, Kosovë.

Mediat lokale raportojnë se 12-vjeçarja me iniciale M.B, e nacionaliteti serb ishte duke skijuar kur u aksidentua rreth orës 12:00. Ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit të Mitrovicës, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.

Njoftimi i policisë Kosovë:

Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15 vjeçare. Pas ndihmës së parë në Shtërpcë me autoambulancë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Rreth orës 17:50 policia është njoftuar se nga lëndimet e pësuara e njëjta ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.

Ndërkohë ky lajm është konfirmuar edhe nga Ardian Grazhda, njëri prej menaxherëve të qendrës së skijimit. Grazhda duke folur për mediat tha:

Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babain e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë por nuk e kanë ndal aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë ku edhe ka vdekur.