Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

13 vjeçarja goditet nga rrufeja teksa ishte në plazh duke pushuar me familjen

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Halkidiki. Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.

Mediat greke raportojnë se vajza ndodhej në plazhin e Poseidit në momentin kur ndohi tragjedia.

Familjarët kanë treguar se ishin duke u larë në Poseidi në Faro dhe kur kanë parë bubullimat kanë dalë jashtë, kanë tentuar të shkojnë te makina por nuk ia kanë dalë, pasi janë goditur nga rrufeja ndërkohë që vogëlushja ka mbetur e vrarë.

Edhe pse ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje nuk kanë mundur të kthejnë në jetë vajzën e mitur.

Mediat raportojnë gjithashtu se Haldikia është përfshirë gjatë ditës së sotme nga moti i keq.

E tronditur nga ngjarja kryebashkiakja e Kasandrës, Anastasia Chalkia, e konsideroi një moment shumë të rëndë për gjithë qytetin.

“Është një tragjedi që ka ndodhur nga hiçi në një moment gëzimi për familjen. Kjo gjë është vërtet e çmendur. Binte shumë shi dhe nga sa tha nëna e saj ajo po bëhej gati të largohej nga plazhi në atë moment. Ajo ishte një engjëll, një kukull, një studente dhe sportiste e shkëlqyer. Prindërit nuk mund ta kuptojnë se çfarë ndodhi. Fëmija sapo ishte duke ecur në plazh, ajo që ndodhi është tragjike”, tha ajo.