Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

14-vjeçarja nga Italia u dashurua me një shqiptar dhe erdhi të jetonte këtu me familjen e tij: Nuk jam penduar fare

Shumë turistë që vizitojnë vendin tonë dhe mahniten prej mrekullive natyrore që Shqipëria ofron dhe jo në pak raste ka ndodhur që ata vendosin të jetojnë këtu.

Pikërisht për të diskutuar mbi këtë çështje, ishin këtë të shtunë të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan pesë turistë të huaj, të cilët kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e tyre këtu.

Fotografja simpatike nga Italia, me emrin Ilaria rrëfeu se arsyeja që e solli në Shqipëri ishte “zemra”. Ajo u dashurua me një shqiptar kur ishte ende shumë e vogël 14 vjeçe dhe kur u bë 16 vjeçe ajo u martua dhe erdhi të jetonte në Shqipëri.

Ilaria Paoli: Jam fejuar me bashkëshortin tim në Itali kur isha 14 vjeçe dhe më pas. Pas dy viteve gati më tha që do vish këtu për të jetuar. Ma kanë bërë propozimin për të ardhur. Normalisht fola me prindërit e mi.

Rudina Magjistari: Pra ti ishe 14 vjeçe kur je dashuruar? Ilaria Paoli: Po. Rudina Magjistari: Shumë e vogël për të marrë një vendim të tillë.

Ilaria Paoli: Po kam qenë më e rritur me mëndje dhe prandaj isha shumë e sigurt me zgjedhjet që bëra atëherë dhe tani prapë njësoj më duket.Rudina Magjistari: Nuk je penduar fare që ke zgjedhur djalin nga Shqipëri. Ai ndërkohë jetonte në Itali?

Ilaria Paoli: Po kishin vite që jetonin atje. Ata punonin atje, por jetën e tyre e kishin ndërtuar kështu, prandaj zgjodhën të vinin këtu.