Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

14-vjecarja shqiptare i jep fund jetes ne Itali

Një vajzë 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi dyshohet se është hedhur nga dritarja e katit të tretë të banesës ku jetonte me familjen. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Massafra, një provincën e Tarantos.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se e mituri është dërguar me urgjencë me shenja jete në spitalin “Santissima Annunziata” të Tarantos, por nuk ka arritur dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë vetëm pak minuta pas mbërritjes në spital.

Nëna e saj, e cila ishte me të në shtëpi, thuhet se e pa atë të hidhej nga dritarja pa asnjë arsye të dukshme dhe pa pasur mundësi që të reagonte.

“U hodh vetë, nuk e dimë pse.” – ka deklaruar ajo për autoritetet italiane.

14-vjeçarja shqiptare ishte nxënëse në një shkollë të zonës dhe, sipas mediave italiane, nuk kishte dhënë ndonjë shenjë shqetësimi apo probleme të dukshme që mund të paralajmëronin aktin ekstrem që ajo dyshohet se ndërmori.