Sot mbushen 2 vite nga tërmeti që tronditi vendin tonë. Sizmiologu Rrapo Ormeni ka folur sot në studion e ABC-së për situatën e tërmeteve.
“Mund të ndodhë që në një zonë të ndodhin dy tërmete dhe të përsëriten më vonë. Tërmeti që është në det kur bie në thellësi të madhe mund të shkaktojë edhe tsunam. Në vendin tonë kanë ndodhur tsuname deri në 1 metër, jo më shumë.
Tërmeti shkakton dëme. Thyerja mund të dalë në sipërfaqe ose mund të sjellë deformime. Në këtë zonë u vërejt deformimi që ishte në përputhje me thyerjen në këtë zonë. Ata ishin në korrepsondencë të plotë me njëra tjetrën”, tha Ormeni.
Ai deklaroi se zonat më të prekura nga tërmeti në vend kanë qenë ajo e detit Adriatik, si dhe zonat Vlorë, Lushnje dhe Elbasan, Dibër. Ormeni nënvizoi se për fat të mirë Shqipëria bën pjesë në pjesën e Mesdheut që nuk ka pasur magnituda të mëdha ndër vite.
“Zona e Adriatikut, zona tjetër Vlorë-Lushnje dhe Elbasan Dibër janë zona ku ka pasur më shumë tërmete në Shqipëri. Është thyerje ku kanë rënë tërmete te fuqishëm përveç tërmeteve të vegjël që bien herë pas here në këto zona.
Thyerjet e mëdha gjenerojnë magnituda më të mëdha. Ne bëjmë pjesë në zonën e Mesdheut por është me fat që tërmetet në Shqipëri nuk kanë pasur magnituda të mëdha por deri në 7 rihter pra deri në 9 ballë. Siç ka qenë tërmeti i Shkodrës”, u shpreh ai.