Vlorë- Policia e Vlorës ka marrë në pyetje mbi 20 persona dëshmitarë për ngjarjen e djeshme ku humbi jetën Jonada Avdiaj, 7 vjeçe teksa po notonte në plazhin e Potamit. Mes personave të pyetur, janë edhe familjarët e vajzës të cilët kanë treguar ate që panë me sy dhe momentet e fundit të vogëlushes.
Dëshmitarët okular të pyetur në momentet e para pas ngjarjes nga policia e Himarës dhe Vlorës kanë dhënë detaje tronditëse. Në dëshmitë në polici disa prej tyre tregojnë se skafi ka tentuar të largohet nga vendi ngjarjes por kanë qenë këta të fundit që e kanë ndaluar. Ata kanë treguar se trupi i së miturës për pak momente ka ndenjur në ujë pasi askush nuk guxonte ta nxirrte prej andej. Ka qenë një shtetas i huaj që sipas tyre e ka nxjerrë, duke e vendosur në një shezlong aty pranë për ti dhënë ndihmën e parë.
Arjan Tase në dëshminë e tij në komisariat ka pranuar autorësinë duke treguar se mjeti i pësoi një defekt. Tase ka treguar se mjetin gomone “Nëna 154” e ka marrë tek i afërmi i tij në Porto Palermo. Ka ardhur me të në Potam ku e ka ndaluar. Më pas ka tentuar të bëj xhiro familjarët e tij. Kur këta të fundit kanë hipur në gomone Tase ka ulur manjetat e gomones duke i dhënë gaz. Gjithashtu në dëshminë në komisariat ka mohuar akuzat e qytetarëve se ka kërkuar të arratisej.
Vajza e vogël ka qenë duke u larë në det me babain e saj, kur është goditur nga helikat e motorëve të gomones dhe e gjithë skena ka ndodhur para syve të të atit, i cili nuk ka bërë dot asgjë që të ndihmojë të bijën. E mitura humbi jetën në vend, ndërsa autori është vendosur në pranga. Mbi Arjan Tasen tashmë rëndojnë akuzat nga pakujdesia por pritet kqyrja e kamerave të sigurisë teksa, nëse vërtetohen dyshimet se ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes apo është konfliktuar me familjarët dhe persona të tjerë, mbi të pritet të rëndojnë edhe akuza të tjera. Rasti po hetohet nga një ekip