Përcjellni një ardhmëri të lumtur me anë të këtyre këshillave të mëposhtme. Jetoni mirë duke fituar shumë përvojë dhe siguroni vetes një të ardhme më të lumtur.
- Mos pini duhan. Nëse veçmë jeni duhanpirës, ndërpriteni mënjëherë. Është i shtrenjtë për xhepin tuaj, ka aromë shumë të keqe dhe shkakton një sërë problemesh shëndetësore. Është koha t’i jepni fundd.
- Përdorni krem për mbrojtje nga dielli. Nëse nuk dëshironi të keni rrudha dhe lëkurë të thatë, atëherë konsideroni përdorimin e kremit për diell dhe mbrohuni nga dëmtimet e shumta të rrezeve të diellit.
- Filloni të kurseni të holla. Mjafton edhe nëse është një sasi shumë e vogël. Ndoshta mund të duket një sugjerim i mërzitshëm, por me kalimin e kohës, më vonë gjatë jetës, këto do të jenë shpëtimi jauj. Krijoni shprehinë e të mbledhurit dhe kursyerit të të hollave.
- Përmirësoni raportet me prindërit apo familjarët tjerë. Edhe nëse keni marrëdhënie shumë të komplikuar me ta, madje ndonjëherë mund ti urreni, duhet të mblidhni veten dhe të afroheni me ta. Familja është gjëja më me vlerë që e keni.
- Bëni koleksion të kujtimeve e jo të gjërave materiale. Mos e lejoni veten të zgjoheni një mëngjes në moshë 50 vjeçare pa asnjë kujtim dhe përjetim të bukur, përveç gjërave materiale. Kujtimet asnjëherë nuk dalin nga mendja ndërsa gjërave materiale iu humbet vlera.
- Ofroni njerëzve diçka. Ky mund të jetë ndonjë shërbim i mirë, këshillë apo fjalë me vend, çfarëdo që t’u ofroni, bëjeni me zemër, shpirt dhe shumë mund. Mos prisni asgjë si këmbim.
- Mbani trupin vital përmes stërvitjeve. Angazhohuni në ndonjë mënyrë jetese aktive, në mënyrë që të jeni të shëndetshëm në moshë të shtyer. Mos shtoni në peshë dhe ushtroni rregullisht. Kujdesuni për veten,
- Mësohuni të jeni të lumtur me atë që e keni. Lumturia luan rol shumë të madh në jetën tuaj. Nëse ju dini të vlerësoni gjërat që i keni, do të jeni më e lumtur në jetë. Mos anoni vetëm në pasuri dhe përfitim, lumturia nuk mund të blihet me para.
- Mos e vononi realizimin e qëllimeve tuaja në jetë. Dëshironi të blini një shtëpi? Të keni fëmijë? Të shkruani një libër? Të fitoni një titull të avancuar akademik? Të ndryshoni karrierën? Të mësoni të luani ndonjë instrument muzikor? Të gatuani ushqimet më të shijshme? Mos e vononi realizimin e tyre sepse një ditë do të pendoheni.
- Flini gjumë të rehatshëm. Një dhomë e errët dhe pa ndriçim ju bën të flini më mirë dhe rehat. Ofroni vetes komoditet, krijoni një orar të rregullt të gjumit dhe zgjohuni çdo ditë në të njejtën kohë.
- Kujdesuni për dhëmbët tuaj. Shkoni në kontroll tek dentisti rregullisht dhe mirëmbani gjendjen tuaj shëndetësore.
- Bëhuni kurioz. Krijoni aventura të reja dhe udhëtoni sa më shumë.
- Mos hani ushqime të pashëndetshëm. Kjo do të ndikojë më vonë gjatë jetës. Mos harxhoni para për gjëra që nuk kanë vlera ushqyese.
- Lexoni së paku 10 libra gjatë vitit. Truri juaj nuk ndalon asnjëherë së zhvilluari, kështuqë angazhohuni me shëndetin mental në mënyrë që të jeni më të freskët.
- Mësoni të meditoni. Përfitimet janë të shumta ndërsa nuk ju merr shumë kohë dhe angazhim.
- Udhëtoni sa më shumë që të mundeni. Udhëtimet dhe pushimet nëpër vende të ndryshme ju ndryshojnë tërësisht qasjen dhe mënyrëne të jetuarit. Ju do të jeni më energjik dhe plot jetë. Nuk është e thënë të bëni vetëm udhëtime të shtrenjta, mjafton të kënaqeni me pak.
- Ndaloni së krahasuari veten me të tjerët. Gjeni rrugëtimin tuaj, fokusohuni tek vetvetja dhe mos e humbni kohën duke menduar për jetën e tjetrit.
- Mbani një ditar. Mos lejoni që të harroni kujtimet e juaja më të mira që i keni përjetuar ndër vite. Mabni shënime dhe lexoni herë pas here, ose në moshë të vjetër ua lexoni fëmijëve dhe nipërve tuaj.
- Kujdesuni për miqtë tuaj. Miqtë janë gjëja më e mirë që mund të kemi afër vetes, mbani ato dhe kujdesuni për ta në të mirë dhe në të keqe. Kushtoni kohë nevojave të tyre dhe ndihmoni sa më shumë.
- Bleni shtëpinë tuaj. Kjo sigurisht, ndoshta nuk është një gjë e lehtë për t’u arritur, por investoni në të ardhmen tuaj, që të keni një shtëpi ku mund të ndjeheni rehat, të relaksuar dhe fare pa u shqetësuar.