Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

20 mijë kokrra vezë dhe mish pule te skaduara ne treg.AKU jep njoftimin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur 6 subjekte qëë shisnin vezë dhe mish puletë skaduar në Korçë.

Ndaj tyre është vendosur gjoba prej 21 milionë lekësh të vjetra si dhe janë sekuestruar 20 mijë kokrra vezë.

Njoftimi i Plotë:

KORÇË, AKU GODET 6 ABUZUES ME PRODUKTET VEZË DHE MISH PULE

Trupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, gjatë monitorimit në qarkun Korçë në njësi të tregtimit të produkteve të mishit, mishit të pulës dhe të vezëve, ka konstatuar disa subjekte në cenim të sigurisë ushqimore, për tregtim të ushqimit të pasigurt, në mungesë gjurmueshmërie, etiketimi dhe afat të kaluar të përdorimit.

Nga kontrollet e kryera në subjektet me iniciale “E”, “H.E”, “A.C”, “Ll”, “ZH” dhe “K.F”, u konstatua hedhja në treg e ushqimit të pasigurt për konsum, tregtimi i produktit vezë pa vulën përkatëse dhe të paetiketuara, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimi i produkteve ushqimore me afat të kaluar përdorimi si dhe ushtrim i aktivitetit i pa pajisur me licencën përkatëse.

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi 11 masa administrative gjobë me vlerë 2,100,000 lekë të rinj si dhe u bllokua sasia prej rreth 20,000 kokrra vezë dhe produkte të tjera ushqimore të pasigurta për konsum.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët se do të vijojë me monitorime dhe kontrolle në të gjthë vendin në zbatim të ligjit për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit.