Ekspertët thonë se ekzistom një listë e gjerë e simptomave të COVID-19 që nuk duhet t’i injoroni.
Simptomat kryesore të këtij virusi janë kollitja e vazhdueshme, temperatura e lartë, humbja e shijes dhe erës, por disa të dhëna tregojnë se dhimbja e kokës është shenja më e zakonshme e COVID-19, shkruan The Sun.
Profesori Tim Spector i “King’s College London” tha se ekspertëve iu deshën 534 ditë deri në gjetjen dhe publikimin e simptomave të COVID-19.
Këto janë 20 simptomat kryesore të bazuar në të dhënat nga aplikacioni Zoe Symptom Tracker dhe përqindja e njerëzve që i kanë përjetuar ato
Dhimbje koke (72 përqind)
Rrjedhje e hundëve (72 përqind)
Teshtimë (60 përqind)
Dhimbje e fytit (54 përqind)
Kollë (47 përqind)
Humbja e erës (46 përqind)
Ethet (43 përqind)
Të dridhura (35 përqind)
Zëri i ngjirur (34 përqind)
Erë e ndryshuar (34 përqind)
Ndjenjë e marramendjes (34 përqind)
Dhimbje të syve (29 përqind)
Turbullim i kokës (27 përqind)
Ushqimet e anashkaluara (26 përqind)
Dhimbje muskulare (26 përqind)
Dhimbje në gjoks (20 përqind)
Diarre (19 përqind)
Gjëndra të fryra (18 përqind)
Dhimbje veshi (18 përqind)
Të tjera (34 përqind)
Tutje, profesori shtoi se simptomat ndryshojnë në varësi të moshës dhe dozave të vaksinës antiCOVID.
© SYRI.net