Ditën e sotme Shkodra i dha lamtumirën 20-vjeçarit
I pranishëm në ceremoninë të 20-vjeçarit ishte edhe myftiu i Shkodrës Imam Muhamed B. Sytari, i cili mori pjesë.
Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se “njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë”.
Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë! Allahu të mëshiroftë e të pranoftë me butësinë e faljen e Tij, e ne na udhëzoftë se shumë larg kemi devijuar rrugën.