Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

21-vjeçare shkon në hotel por humb jeten nga dollapi

Britania e Madhe- Një aksident brenda dhomës i ka kushtuar jetën. Një 21-vjeçare ka vdekur në hotelin “Adelphi” të Liverpool-it pasi u shtyp nga një dollap rrobash kur u zgjua në mes të natës dhe e ngatërroi atë me derën e tualetit.

Chloe Haynes, 21 vjeç, u gjet e vdekur në hotelin e njohur në qendër të qytetit në orën 6:37 të mëngjesit më 10 shtator. Nëna e saj Nicola Williams, 49 vjeç, thotë se dollapi i ra nga muri dhe e shtypi pasi ajo u ngrit nga shtrati e përgjumur.

Chloe u largua nga Pwllheli rreth orës 19:40 dhe ata shkuan në “Adelphi”. Në mesnatë, ajo kishte pirë, ishte pak e dehur dhe shoqja e saj e kishte çuar përsëri në hotel për të fjetur.


Por kur ajo është ngritur nga shtrati, duke mos ditur se ku është, ka hapur derën e dollapit duke menduar se është tualeti ose dera për të dalë nga dhoma. Ishte një dollap i madh i vjetër, i rëndë. Ky dollap i ka rënë sipër dhe e ka shtypur.