Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

21 vjeçari ne Diber qellon me arme 15 vjecarin diten e sotme. Ja ku e fshehu armen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 15 vjeçar është plagosur gabimisht me armë zjarri nga një 21 vjeçar.

Uniformat blu bëjnë me dije se policia ka zbardhur ngjarjen dhe ka vënë në pranga 21 vjeçarin me ininciale K.V, si dhe ka proceduar sshtetasin A.L.

21 vjeçari dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri 15-vjecarin, banues në fshatin Ceren, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjecari ka fshehur në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë (me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin), si dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i plotë:

Plagosi aksidentalisht, me armë zjarri, 15-vjeçarin, dhe më pas fshehu armën e krimit, Policia e Dibrës zbardh ngjarjen dhe vë në pranga 21-vjeçarin.

Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia gjen të fshehura në mal, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte shkuar në spital, i dëmtuar, dyshohej me armë zjarri, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, të kryera nga grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi K. V., 21 vjeç, mbi fshatin Ceren, në njësinë administrative Kala e Dodës, dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri 15-vjecarin, banues në fshatin Ceren, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjecari ka fshehur në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë (me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin), si dhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. V., 21 vjeç, banues në fshatin Ceren, Dibër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin A. L., 21 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ka kallëzuar krimin.