I riu që shihni në foto është 22-vjeçari Fatjon Kasaj, i cili humbi jetën tragjikisht mesditën e sotme, pasi u përplas nga një automjet teksa drejtonte motorin e tij tip ‘Yamaha’.
Përplasja ishte aq e fortë sa motori i tij u bë ‘copë-copë’, ndërsa automjeti tip ‘Peguet’ që drejtohej nga 80-vjeçari J.K., përfundoi jashtë rruge.
Siç shihet dhe në foto, Fatjoni duket se ishte i apasionuar pas motorëve.
Ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 14:47 në afërsi të urës së fshatit Lapardha në Vlorë.
Ende nuk janë zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik që i mori jetën në lule të rinisë 22-vjeçarit.