Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

24-vjecarja humb jeten pasi beri 6 nderhyrje estetike brenda 8 oresh

Policia braziliane po heton një kirurg plastik, pas vdekjes së një pacienteje 24-vjeçare, e cila ndërroi jetë pas gjashtë procedurave estetike të kryera gjatë një seance operacioni që zgjati tetë orë.

Viviane Lira Monte iu nënshtrua më 31 gusht disa procedurave kirurgjikale, përfshirë liposuksionin (heqje dhjami), reduktimin e gjoksit dhe injektimin e dhjamit në vithe. Fatkeqësisht, ajo zhvilloi një infeksion të rëndë në zonën e barkut dhe kaloi 22 ditë në kujdes intensiv, përpara se të ndërronte jetë nga dështimi i zemrës më 26 shtator 2024.

24-vjeçarja e kishte gjetur kirurgun plastik në internet, në qytetin Sobral të shtetit brazilian Ceara, dhe hyri për gjashtë operacione kozmetike brenda një dite. Policia lokale ka njoftuar se vdekja e saj po hetohet si “e dyshimtë”, ndërsa familja e saj pretendon se ajo ishte lejuar të largohej vetëm 15 orë pas operacionit, dhe filloi të kishte komplikacione shumë shpejt.

Viviane po ndjente dhimbje të forta dhe familja e saj njoftoi ambulancën dhe u transpotua me urgjencë në spital, ku u vendos në kujdes intensiv. Mjekët arritën të trajtonin një emboli pulmonare, por infeksioni masiv në bark nuk mundi të ndalej dhe ajo ndërroi jetë nga dështimi i zemrës.
Bashkëshorti i saj, Renan Santiago, deklaroi: “Ajo villte gj.ak dhe më pas u bë më mirë, por gjendja e saj kurrë nuk bë e qëndrueshme. Kishte shumë inflamacion dhe infeksion për shkak të operacionit. Ajo nuk mund të merrte frymë, por mjekët arritën ta intubojnë, por nuk ia doli dot.”

Santiago akuzoi kirurgun plastik për përgjegjësinë në vdekjen e gruas së tij. Ai pretendoi se kirurgu i kishte ofruar Viviane-s një zbritje nëse ajo bënte më shumë procedura dhe kishte insistuar të paguhej me para në dorë me një tarifë prej 42,000 paundësh.
Sipas tij, kirurgu e kishte parë se gjendja e saj ishte e rëndë, por kishte shkuar në Rio de Janeiro dhe e kishte braktisur pa i dhënë asnjë mbështetje. Kirurgu kishte vizituar pacienten vetëm disa orë përpara se të ndërronte jetë, gjë që familja e Viviane-s e cilësoi si “një padrejtësi.”
Mediat lokale kontaktuan kirurgun plastik, por ai refuzoi të përgjigjet.