25 vjecari i merr jeten babait ne Durres duke e goditur me thikë

Ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 13:00 në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar, i identifikuar si Marjen Kodheli, dyshohet se ka vrarë me thikë babain e tij, P. Kodheli69 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, autori dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e 25-vjeçarit. Aktualisht raportohet se i dyshuari u kap në plazhin e Durrësit

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.