Jo gjithmonë femrat shpetojme nga dhimbjet dhe çrregullimet e ndryshme në ditët e ciklit menstrual. Në vend se ta mësoni trupin tuaj me ilaçe antispazmatike, eshte mire të provoni disa mjete efektive natyrore dhe ribalancuese te mjekësisë bimore (fitoterapeutike). Dhimbjet menstruale prekin çdo grua. Për fat të keq ka njerëz që me të vërtetë vuajnë shume gjatë menstruacioneve dhe kanë: dhimbje koke, dhimbje stomaku, dhimbje në zonën e veshkave, inflamacion te fshikëzës, dhimbje barku. Medikamentet ndonjëherë në këtë kontekst përdoren ne menyre te shkujdesur, pa marrë parasysh efektet anësore pas përdorimit të zgjatur. Fitoterapia mund të ndihmojë me bimët e saj medicinale.
KALENDULA
Karakteristikat e kalendules janë të panumërta dhe nder vetite e kësaj bime medicinale qe mbahen mend më lehtë jane vetitë e saj zbutese dhe shëruese për përdorim të jashtëm.
Indikimi: Kalendula për përdorim të brendshëm stimulon rrjedhjen e gjakut në zonën e legenit dhe mitrës me efekte qetësues dhe antispazmatike, të indikuara në rast të dismenorreas.
Dozimi: duhet te merret në formën e tinktures, te paktën dhjetë ditë përpara fillimit të ciklit menstrual për 7-8 muaj. Fillimisht merren 30 pika 3 herë në ditë te tretura në një gotë me ujë. Kur ajo fillon një heqje të dismenorreas, doza zvogelohet 5 pika nga muaji në muaj deri sa të përfundojë shërimi.
SHEREBELA
Një tjetër bimë medicinale, e cila rregullon flukset tek femra është sherebela. Ajo, gjithashtu, si Calendula, paraqet veti per rregullimin e qarkullimit te gjakut ne zonen e legenit dhe mitres dhe luan veprim antispasmatik kundër dhimbjeve menstruale ne saje të flavonoideve te saj.
Indikacionet: është një ilaç për veprim estrogjenik, i indikuar për sindromin paramenstrual dhe problemet që lidhen me menopauzën.
Dozimi: Është shumë e dobishme dhe praktike ne trajte çaji i cili pregatitet me një lugë gjelle gjethe të thata në ujë të vluar, të lëna për 10 minuta dhe filtrohet. Përdorimi parandalues, të paktën 15 ditë para fillimit të rrjedhës, ben te mundur lehtesimin e çrregullimeve te bezdisshme te ciklit menstrual.
BISHTAMITHI (ACHILLEA MILLEFOLIUM)
Bishtamithi apo bar mijëfletëshi është një ilaç me mijera veti te dobishme. Prania e flavonoideve rregullon sistemin hormonal dhe lufton simptomat e PMS (sindromes paramenstruale), të tilla si ndryshimet e humorit, ankthin dhe nervozizmin.
Indikacionet : në rast të dismenorreas luan veprim antispazmatik në mitër: ai rregullon qarkullimin, ul sasine e gjakut dhe zbut dhe dekongjestionon zonën e legenit.
Dozimi: Ju mund të merrni atë si tretësirë: 30 pika 3 herë në ditë te holluara në një gotë me ujë.
Shijet e jetes do ti gjeni ketu