STOP VJEDHJES
#OSSH, procedon në Polici 3 subjekte “hotel resort” në bregdet #Shëngjin #Golem
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A), vijon luftën pa asnjë kompromis kundër subjekteve që #abuzojnë me energjinë elektrike
Dje, në orët e mbrëmjes, strukturat e posaçme të OSSH #Shkodër, gjatë kontrolleve kanë zbuluar dhe proceduar në polici dy subjekte me aktivitet #hotel resort në qendër të Shëngjinit.
Subjektet private vidhnin energji elektrike duke u lidhur jashtë sistemit të matjes, në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.
Verifikimet janë kryer në prezencë të oficerëve të policisë gjyqësore dhe
forcave të rendit, ku më pas u morën masat e nevojshme të shënuara në procesverbal.
Më herët, një tjetër strukturë e OSSH, Drejtoria e Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), konstatoi vjedhje të energjisë elektrike (ndërhyrje në matës) tek një subjekt hotel në plazhin e Golemit, pranë #Durrësit. Menjëherë, pas konstatimit të abuzimit, u njoftuan strukturat e posaçme ligjzbatuese, duke proceduar rastin për veprime të mëtejshme
OSSH u bën apel konsumatorëve, sidomos atye privat, se do të vazhdojë, pa asnjë kompromis, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, me qëllim formalizimin dhe vendosjen e plotë të shtetit ligjor në këtë sektor.
Gjithashtu, OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast në numrin e Cel:
069 414 1001 whatsapp/viber