Niccolo di Bernardo Machiavelli ishte një historian italian, mendimtar politik, diplomat, autor dhe filozof që jetoi nga viti 1469 deri në vitin 1527. Ai konsiderohet si mendimtari më i madh politik në histori.
Në fakt, Machiavellit shpesh i është dhënë atribut i të qenit themelues i teorisë moderne politike dhe fjala ‘Makiavelist’ shpesh përdoret për të përshkruar një individ që justifikon çdolloj mjeti për të arritur qëllimin.
Ai ishte një zyrtar i qeverisë në Firence dhe gjithashtu shërbeu në Kancelarinë e Dytë të Republikës së Firences për 14 vjet, koha kur hodhi themelet e bindjeve të tij politike.
Mendimet e tij politike u shpalosën në veprën e tij më të famshme të titulluar “Princi”, në të cilin ai përcaktoi mënyrat në të cilat mbreti duhej të vepronte në luftë, politikë dhe diplomaci.
‘Princi’ mbetet një libër që duhet të lexohet edhe sot e kësaj dite. Përveç kësaj, Machiavelli ishte gjithashtu poet, historian dhe kompozitor i muzikës. Megjithatë, ai më së shumti u bë i njohur si një mendimtar politik.
Shumë nga fjalët e tij janë bërë citate popullore me kalimin e kohës. Koleksioni i mëposhtëm i thënive më të famshme të Niccolo Machiavellit është marrë nga shkrimet, letrat dhe mendimet e tij.
Këtu janë disa nga citimet më të mira nga puna dhe jeta e Makiavelit që me siguri do t’i tërheqin të gjithë.
“Gjithkush sheh atë që është e dukshme, pakkush e përjeton atë që në të vërtetë je.”
“Nëse një njeri duhet të ndëshkohet, duhet të ndëshkohet kaq rëndë sa hakmarrja e tij të mos jetë aspak frikësuese.”
“Kurrë nuk është arritur një gjë e madhe pa rrezikuar shumë.”
“Luani nuk mund ta mbrojë veten nga kurthet dhe dhelpra nuk mund ta mbrojë veten nga ujqërit. Prandaj duhet të jemi dhelparakë për të njohur kurthet dhe luanë për të frikësuar ujqërit.”
“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të mbrojtur veten nga lavëdërimet false veçse duke i bërë njerëzit të kuptojnë se duke ju thënë të vërtetën nuk do t’ju ofendojnë.”
“Metoda e parë për vlerësimin e inteligjencës së një sundimtari është të shohësh se kë burra ka përkrah.”
“Kurrë mos u përpiq ta fitosh me forcë atë që mund të fitohet me dinakëri.”
“Meshkujt udhëhiqen nga dy impulse kryesore, ose nga dashuria ose nga frika.”
“Nuk janë titujt ata që nderojnë burrat, por janë burrat ata që nderojnë titujt”
“Aty ku gatishmëria është e madhe, vështirësitë nuk mund të jenë të mëdha.”
“… ai që kërkon të mashtrojë gjithmonë do të gjejë dikë që do të lejojë që ai të mashtrohet.”
“Meqenëse dashuria dhe frika vështirë se mund të ekzistojnë së bashku, nëse duhet të zgjedhim mes tyre, është shumë më e sigurt të kesh frikë se sa të duash.”
“Meshkujt e kanë mendjen kaq të thjeshtë dhe janë aq shumë të dominuar nga nevojat e tyre të menjëhershme, saqë një njeri mashtrues do të gjejë plot nga ata që janë gati të mashtrohen.”
“Mënyra se si jetojmë është kaq e ndryshme nga mënyra se si duhet të jetojmë, saqë ai që studion se çfarë duhet bërë më tepër se ajo që është bërë do të mësojë rrugën për rënien dhe jo për konservimin e tij.”
“Njeriu që është mësuar për të vepruar sipas një mënyre nuk ndryshon kurrë; ai do të shkatërrohet kur kohët, në ndryshim, nuk janë më në harmoni me mënyrat e tij.”
“Kushdo që dëshiron të ketë sukses të vazhdueshëm duhet të ndryshojë sjelljen e tij me kohën.”
“Të gjithë ju shohin, pak ju njohin.”
“Turma vulgare gjithmonë ndikohet nga paraqitja dhe bota përbëhet kryesisht nga vulgarë.”
“Shfaqu ashtu siç do të doje të dukeshe.”
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të jemi fetarë.”
“Një njeri i kujdesshëm duhet gjithmonë të ndjekë rrugën e shkelur nga njerëz të mëdhenj dhe të imitojë ata që janë më të shkëlqyeshëm, në mënyrë që nëse ai nuk arrin deri në madhështinë e tyre, në çdo rast ai do të marrë një copëz prej saj.”
“Premtimi i dhënë ishte një domosdoshmëri e së kaluarës: fjala e thyer është një domosdoshmëri e së tashmes.”
“Ai që dëshiron të respektohet, duhet të dijë të komandojë.”
“Për njerëzimin ne mund të themi në përgjithësi se ata janë të paqëndrueshëm, hipokritë dhe lakmitarë të fitimit.”
“Njerëzit në përgjithësi gjykojnë më shumë nga paraqitjet sesa nga realiteti. Të gjithë njerëzit kanë sy, por pak e kanë dhuratën e depërtimit.”
“Dituria konsiston në dijen se si të dallojmë natyrën e vështirësive dhe në zgjedhjen e së keqes më të vogël.”
“Duhet të mendohet se nuk ka asgjë më të vështirë për të kryer, as më të dyshimtë për sukses, e as më të rrezikshëm për t’u përballur, sesa fillimi i një rendi të ri gjërash.”
“Nuk ka shmangie nga lufta, ajo mund të shtyhet vetëm në avantazh të armikut tuaj.”
“Ai që bëhet princ me ndihmë të popullit, duhet gjithmonë të mbajë marrëdhënie të mira me ta; që është e lehtë për të, pasi gjithçka që ata kërkojnë është që të mos jenë të shtypur.”
“Në përfundim, krahët e të tjerëve ose të bien në shpina, ose ju çojnë, ose ju shtrëngojnë duart.”
“Njerëzit kurrë nuk bëjnë mirë, vetëm në rast se nevoja i shtyn ata; por kur ata janë të lirë të zgjedhin dhe mund të bëjnë pikërisht ashtu siç u pëlqen, konfuzioni dhe rebelimi bëhen të shfrenuar.”
“Një princ nuk duhet të ketë ndonjë objekt tjetër, as ndonjë mendim tjetër … por luftën, institucionet e tij dhe disiplinën e tij; sepse ky është i vetmi art prej të cilit përfiton ai që urdhëron.”
“Gjithkush që do të dijë se çfarë do të ndodhë, duhet të shqyrtojë atë që ka ndodhur: çdo gjë në këtë botë në çdo epokë ka kopjen e saj në antikitet.”
“Është më mirë të veprosh dhe të pendohesh se të mos veprosh dhe të pendohesh.” -Letrat e Machiavellit, Niccolò Machiavelli.
“Është më mirë të kesh frikë se sa të duash, nëse nuk mund t’i bësh të dyja.”
“Për një ndryshim gjithmonë lini një hapësirë në të cilën një tjetër do të përshtatet.”
“Pikëpamja ime është se është më e leverdisshme të të kenë frikë sesa të të duan; por është e vështirë për t’i arritur të dyja dhe nëse njëra prej tyre duhet të mungojë, është shumë më e sigurt t’ju kenë frikën sesa t’ju duan.”
“Sunduesi i ri duhet të përcaktojë të gjitha plagët që do t’i duhet të shkaktojë. Ai duhet t’i shkaktojë ato një herë e përgjithmonë.”
“Nuk duhet asnjëherë të biesh pre e besimit se mund të gjesh dikë që të mund të të ngrejë përsëri.”
“Natyra krijon pak njerëz të guximshëm, industria dhe trajnimi një tufë të tillë.”
“Njerëzit më shpejt harrojnë vdekjen e babait të tyre sesa humbjen e pasurisë së tyre.”
“Prandaj kalaja më e mirë gjendet në zemrën e popullit, sepse edhe nëse keni kështjella, ato nuk ju shpëtojnë dot, nëse urreheni nga populli.”
“A është më mirë të të duan apo të të frikësohen?”
“Kështjella më e mirë që një princ mund të posedojë është dashuria e popullit të tij.”
“… mosbesimi i njerëzimit, i cili nuk beson me të vërtetë në asgjë të re derisa ata të kenë një përvojë aktuale të së resë.”
“Një princ vlerësohet gjithashtu kur ai është një mik i vërtetë dhe një armik i vërtetë.”
“Sepse, në të vërtetë, nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’u mbajtur përveçse duke shkatërruar.”
“Njerëzit duhet të trajtohen me bujari ose të shkatërrohen, sepse hakmerren për lëndime të lehta – për ato të rëndat nuk munden.”
“Ai që vlerësohet shumë nuk është e lehtë të komplotohet;”
“Prandaj të gjithë profetët e armatosur kanë qenë fitimtarë dhe të gjithë profetët e paarmatosur janë shkatërruar.”
“Perëndia krijon njerëz, por ata zgjedhin njëri-tjetrin.”
“Njerëzit në thelb nuk u besojnë gjërave të reja që nuk kanë përjetuar vetë.”
“Të gjitha shtetet dhe qeveritë nga të cilat njerëzit janë ose kanë qenë ndonjëherë të sunduar, kanë qenë dhe janë ose republikat ose principatat.”
“Sepse kushdo që beson se avancimi i madh dhe përfitimet e reja i bëjnë njerëzit të harrojnë dëmtimet e vjetra e ka gabim.”
“Megjithëse mashtrimet ndër të gjitha veprimet e tjera janë të neveritshme, prapë se prapë në çështjet e luftës janë të lavdishme dhe ai që i kapërcen armiqtë e tij me anë të strategjisë/dinakërisë duhet të lavdërohet po aq shumë sa ai që i kapërcen me forcë.”
“Herë pas here fjalët duhet të shërbejnë për të mbuluar faktet. Por le të ndodhë kjo në mënyrë të tillë që askush të mos e marrë vesh; ose, nëse duhet të vihet re, arsyetimet duhet të jenë gati menjëherë.”
“Ju kurrë nuk duhet të lejoni që të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja për të shmangur luftën, meqë lufta nuk duhet të shmanget, por thjesht shtyhet në disavantazhin tuaj.”