Turqia është bërë një pikë e nxehtë për ata që kërkojnë nërhyrje estetike, duke shërbyer si një alternativë më e lirë, madje edhe me kostot e fluturimit të përfshira.
Megjithatë, me fluksin e pacientëve që udhëtonin në klinika në të gjithë vendin, një numër historish janë shfaqur të njerëzve që kanë humbur jetën pas procedurave të tyre, ndërsa të tjerëve iu desh të përballen me lëndime pas operacionit deri në shërim .
Një grua 38 vjecare ka ndërruar jetë pas një operacioni brazilian të ngritjes së të pasmeve në Turqi. Madje gruaja vdiq si rezultat i tre operacioneve. 38-vjeçarja kishte bërë rezervim në klinikën BHT në Stamboll më 2 tetor për të bërë tre ndërhyrjet: ngritje të vitheve, liposuksion dhe heqjen e barkut, dhe për këtë kishte paguar mbi 7,000 £.
Bashkeshorti i saj që kishte fluturuar me të në Turqi pretendoi se ajo nuk ishte paralajmëruar siç duhet nga mjekët në klinikë për rreziqet që e prisnin. Madje ai tregon se ata gjetën një kirurg nga 5 më të mirët në Turqi që kishte klinikën e tij.
Gruaja e tij do bënte dy ndërhyrje dhe një operacion që duhet të zgjaste 6 orë ‘përfundoi në një orë e 45 minuta në fund. Kjo ishtë një shenjë dyshuese për burrin dhe gjithashtu ai shtoi se kirurgu u largua përgjysmë nga operacioni dhe la anesteziologun që ta bënte punën. Ata thanë se nuk mund t’i bëni të dyja në të njëjtën kohë.
I shoqi gjithashtu tregoi në mënyrë tronditëse: “Më kërkuan të firmosja formularin e pëlqimit pasi ajo ndërroi jetë pas ngritjes së vitheve.”
Familjaret jane shokur nga humbja e vajzes se tyre dhe kane bere lajmin publik qe vajza te tjera te jene me te kujdesshme ne operacione te tilla por te shkojne ne klinikat ku ka mjek ekpsert. SHIKO.NEWS