39-vjecarja ndan katër shenja paralajmëruese që çuan në diagnozën e kancerit të mëlçisë

Një infermiere ka treguar katër simptomat kryesore çuan në diagnozën e saj të kancerit të mëlçisë.

39 vjeçarja zbuloi një tumor 19 cm ndërsa vajza e saj ishte vetëm 19 muajshe.

Ajo tregoi historinë e saj për të rritur ndërgjegjësimin për shenjat paralajmëruese që e inkurajuan atë të kërkonte kujdes mjekësor.

Fillimisht ishte shume e lodhur dhe rraskapitese. Këto simptoma përfshinin dhimbje në anën e djathtë, lodhje të pazakontë, gjak në urinë dhe te vjella.

39 vjecarja iu nënshtrua një procedure kemoembolizim, e cila reduktoi tumorin e saj me 90%, e ndjekur nga një operacion i suksesshëm për ta hequr atë plotësisht. Ndaj sa me heret ta kapni semundjen aq me shume shpresa keni per sherimin e saj.

Simptoma të tjera për t’u kujdesur përfshijnë humbjen e oreksit, humbjen e pashpjegueshme të peshës, lodhjen, keqardhjen e përgjithshme, simptoma të ngjashme me gripin, një gungë në anën e djathtë të barkut, të përzier ose të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut ose në shpatullën tuaj të djathtë, simptomat e dispepsit, të tilla si ndjesia e ngopjes së shpejtë pas ngrënies dhe një bark jashtëzakonisht i fryrë që nuk lidhet me të ngrënit. SHIKO.NEWS