Më poshtë, ne do të listojmë disa nga bimët më të mira që mund të keni në shtëpinë tuaj për të ndihmuar në pastrimin e ajrit.
Aloe Vera – Përveç aftësisë së saj të mrekullueshme për të lehtësuar lëkurën pas ekspozimit në diell, aloe vera gjithashtu pastron ajrin duke çliruar oksigjen dhe thithur dioksid karboni gjatë natës. Aloe vera nuk kërkon shumë mirëmbajtje, ka nevojë për shumë pak ujë dhe rrezet e diellit për të mbijetuar.
Lili (lulja) e paqes – Këto janë bimë shtëpiake relativisht të lehta në kujdesje pasi nuk kanë nevojë për shumë diell. Në fakt, vetëm drita artificiale në shtëpinë tuaj dhe rrezet indirekte të diellit nga dritaret duhet të jenë të bollshme.
Livando – edhe pse është më e njohur për përdorimin e saj si vaj esencial, ajo mund të përdoret gjithashtu për pastrimin e ajrit në ambiente të mbyllura. Aroma qetëson natyrshëm nervat dhe relakson trurin tuaj, duke ju ndihmuar të merrni frymë më ngadalë dhe më lehtë.
Bima merimangë – Ndotës të tillë si formaldehidi mbeten në shtëpi nga lyerja psh ose materialet e ndertimit. Ekspozimi i zgjatur ndaj formaldehidit mund të shkaktojë acarim të syve, fytit dhe mushkërive, si dhe çrregullime të frymëmarrjes dhe alergji. Një studim zbuloi se bimët merimangash janë të shkëlqyera për të reduktuar sasinë e formaldehidit në një hapësirë të banuar.