Sam Wood është një trajner personal i sapo bërë baba, dhe rrëfen për publikun disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit që duan të humbin peshë.
“Kam shpesh klientë që vijnë e më thonë, “Sam, ha mirë, ushtrohem po prapë marr peshë”, ka thënë ai për Body&Soul. Por këto janë këshillat e Woods.
1. Hani gjatë gatimit të ushqimit
Shumë prej nesh i pëlqen të provojë ushqimin që po gatuan, por këto ama janë kalori të tepërta e kështu mund të përfundojmë duke ngrënë dy vakte, dhe jo një. Ky rrezik është më i madh veçanërisht për nënat që i përgatisin ushqimin fëmijëve.
2. Ulur gjithë ditën
Të gjithë e dimë që ulja për tetë orë na karrige nuk është e shëndetshme për trupin dhe mendjen, por shumica prej nesh kanë një punë të tillë që duhet të qëndrojnë ulur. Sam këshillon adoptimin e një tavoline pak të ngritur në zyrë dhe të përdorim pushimin e drekës për të bërë disa streching. Rekomandohet që të paktën çdo 15 minuta të lëvizni nga vendi.
3. Mos e teproni me “Superushqime”
Përpiqemi të hamë ushqime të “shëndetshme” si avokado, frutat dhe arrat, që në bazë janë të dendura me kalori. “Mos harroni se moderimi dhe shumëllojshmëria janë çelësi dhe të hani shumë nga një gjë, nuk është kurrë e mirë për ju”, thotë Sam.
4. Kontrolloni sasinë e kalorive “të lëngëta” që konsumoni
Sigurisht që rreth orës tre të pasdites doni diçka të ëmbël, por Sam thotë se më mirë të zgjidhni një pije proteinike se sa një pije të butë.
“Teksa një shishe lëng, kanaçe me pije të butë dhe me ekstrasheqe, apo dhe qumësht në kafën tuaj mund të kënaqë dëshirat tuaja të ëmbla, mos harroni se nuk ju ngopin dhe shumë shpejt do të kërkoni një vakt tjetër”, thotë Sam