Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

4 problemet kur duhet te shkoni urgjent tek gjenekologu.MOS I ANASHKALONI

Për fat të mirë, shumë probleme shëndetësore që lidhen me shëndetin riprodhues të femrës, nuk përbëjnë rrezik për jetën, por nëse vëreni simptomat e mëposhtme, kjo është një shenjë që duhet të vizitoni menjëherë gjinekologun:

Ju djeg urina dhe sekrecionet vaginale kanë ngjyrë dhe erë të rëndë: Sekrecionet vaginale janë mëse normale, por nëse ju vini re ndryshime në ngjyrë, erë apo përbërje nuk mund të vetëkuroheni apo vetëdiagnostikoheni por duhet të vizitoheni menjëherë.Kjo mund të jetë shenjë e infeksionit urinar, vaginal por edhe e sëmundjes seksualisht të transmetueshme klamidia, infeksion që nëse nuk trajtohet mund të përhapet në uterus, gypat e Fallopit dhe vezore.

Vagina juaj është e fryrë dhe keni ndjesinë e kruajtjes: Këto simptoma mund të shkaktohen nga ndonjë banjë me shumë shkumë, menopauza apo ndonjë infeksion. Por ajo që nuk dini është se kjo gjendje është gjithashtu shenjë paralajmëruese e trichomoniasis, një sëmundje SST që shkaktohet nga një parazit. Trichomoniasis diagnostikohet me një test laboratorik dhe trajtohet me një dozë të vetme antibiotiku. Jo vetëm që trichomoniasis mund ta bëjë seksin më të dhimbshëm, por gjithashtu mund të shkaktojë probleme gjatë shtatzënisë dhe t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj SST-ve të tjera.

Gjakderdhja pas seksit për një periudhë të paktën 6 mujore është simptomë e zakonshme e kancerit të qafës së mitrës dhe kancerit vaginal.

Prania e një puçrre, gunge që ju dhemb: Prania e kisteve nuk është e rrezikshme, por ju duhet të vizitoheni pasi nuk mund ta dini nëse ky kist është i qelbëzuar ose ndryshe i njohur me terma mjekësor Bartholin. Shpërthimi i këtij kisti mund të infektojë vaginën tuaj, ndaj duhet trajtuar sa jeni në kohë përmes një procedure kirurgjikale në zyrë.