Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

4 truke për të larë enët më shpejt

Larja e enëve është puna që gjithë gratë e kanë bezdi. Duket sikur e gjithë dita të kalon mbi lavaman, duke larë pirgje me enë. Sa më shumë shtohen enët për të larë, aq më shumë bëhemi dembele. Por ja disa truke që mund t’u ndihmojnë për ta bërë këtë punë më të thjeshtë dhe më të këndshme.
Pastrimi

Pasi mbaroni ushqimin, hiiqini menjëherë mbetjet nga enët. Ky është një veprim që do t’ju kursejë shumë kohë gjatë procesit të larjes. Në momentin që po mblidhni tavolinën, me një qese dhe një letër kuzhine mblidhni mbeturinat e tepërta nga pjatat.

Lërini të njomen

Nëse keni enë shumë të ndotura, do t’ju duhet që të hidhni disa pika detergjent enësh, në vaskën e lavamanit në mënyrë që të pastrohen më me lehtësi. Lërini kështu gjithë natën dhe në mëngjes do ta keni më të thjeshtë.

Lani me ujë të ngrohtë

Përdorni ujë të ngrohtë për të larë enët. Yndyra kërkon ujë shumë të nxehtë, që të largohet sa më shpejt. Kështu që përdorni ujë sa më të nxehtë të keni mundësi për gjatë gjithë procesit të larjes së enëve.

Lajini me radhë

Kur filloni të lani enët, më të rëndësishme për t’u hequr qafe janë ato me shumë yndyrë. Ato mbushini me ujë dhe filloni me gotat, pastaj vijnë lugët dhe pirunjtë, pjatat dhe tasat, më pas enët me shumë yndyrë dhe tenxheret, apo tiganët.