Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mjeket i shpetojne jeten 25 vjecarit Operacioni i rralle zgjati 5 orë zgjati ne QSUT. Video

Një ndërhyrje e rallë është kryer në QSUT nga mjekët shërbimit të Hemodinamikës, duke i shpëtuar jetën një 27-vjeçari.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cilla thitë se ndërhyrja zgjati 5 orë.

Për herë të parë në Shqipëri është bërë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak.

Operacioni është kryer nga ekipi imjekëve Ormir Shurdha dhe Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e anestezistit Saimir Kuçi.

E plotë:

#HistoriSuksesi🫶

Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në #QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë.

🫀Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar.

Super punë e ekipit të mjekëve me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e veçantë për anestezinë të Dr. Saimir Kuçi🙏🏼