5 arsyet përse femrat ndjejnë dhimbje në zonën intime, ja problemet shëndetësore që mund të kenë

Trupi i njeriut mund të përjetojë gjithëfarë dhimbjesh, por disa janë më serioze dhe nuk duhen nënvlerësuar. E rëndësishme është të kuptoni shenjat që trupi ju dërgon kur diçka nuk shkon dhe të dalloni ato seriozet nga problemet më pak shqetësuese. Në këtë artikull Living do t’ju tregojë 6 dhimbjet në zonën intime që asnjë femër nuk duhet të neglizhojë dhe arsyet që fshihen pas këtyre të fundit.
Herpesi

Sipas Center for Disease Control një në 8 persona do të vuajnë nga herpesi të paktën një herë në jetë. Herpesi transmetohet vetëm seksualisht dhe është i kurueshëm. Gjithçka fillon me një puçërr në zonën intime dhe nëse ndjeni dhimbje duket të kontrolloheni. Mund të jetë gjithashtu dhe një puçerr e inflamuar nga një qime e rritur nën lëkurë, por nëse ju nuk e shihni me sy të lirë qimen, atëherë nuk ka sesi të ngatërrohet me herpesin.

Infeksionet maja
Ndonëse infeksionet nuk shkaktojnë dhimbje të mirëfilltë, ju do të ndjeni siklet “aty poshtë”. Ndryshimi i florës bakterale mund të thajë vaginën dhe është pikërisht kjo thatësi ajo që shkakton dhimbje gjatë urinimin apo qoftë dhe qëndrimit ulur.

Thatësia vaginale
Shkaktari kryesor i thatësisë vaginale është ndryshimi i hormoneve. Dy gjendjet kryesore hormonale në trup që shkaktojnë rënie të estrogjenit, thatësi vaginale dhe dehidratim janë ushqyerja me gji dhe menopauza. Sa kohë që e ushqeni foshnjën me gji, ka një rënie të konsiderueshme të niveleve të estrogjenit, që çojnë në thatësi vaginale, djegie dhe dhimbje gjatë ushtrimeve ose aktivitetit seksual. Kur ndaloni së ushqyeri fëmijën me gji, nivelet e estrogjenit bëhen normale dhe vagina rikthehet në gjendjen e saj të shëndetshme dhe të hidratuar. Një tjetër shkaktar i thatësisë vaginale është menopauza, që ndodh zakonisht rreth moshës 51 vjeç. Vezoret ndalojnë së prodhuari estrogjen, prandaj keni thatësi vaginale, djegie dhe dhimbje kur kryeni aktivitet seksual. Me humbjen e estrogjenit, që ushqen dhe hidraton vaginën, indet bëhen të thata, të zbehta dhe të dehidratuara. Të dy këto gjendje hormonale që çojnë në thatësi vaginale mund të parandalohen me dehidratim të rregullt të indeve vaginale, me anë të produkteve të krijuara posaçërisht për pjesët e ndjeshme të trupit. Ka edhe arsye të tjera që çojnë në thatësi të vaginës. Vagina mund të bëhet e ndjeshme nga zakone të përditshme, si dieta, stresi, spërkatja me produkte të ndryshme, marrëdhënia seksuale, sidomos nëse nuk kryeni rregullisht. Rituale të përditshme të femrave mund të prishin balancën e pehashit dhe të irritojnë të gjithë zonën e vaginës. Lista e produkteve që shkaktojnë acarim të vaginës është shumë e gjatë, duke filluar nga sapunët aromatikë, pecetat e lagura, pështyma ose sperma, deri tek përdorimi i ilaçeve për kontrollin e lindjeve etj. Çfarë mund të bëni Efekti i plakjes në të gjithë trupin, përfshirë edhe vaginën, është i pashmangshëm. Megjithatë duhet të kujdeseni për trupin, sidomos për pjesët intime, për të shmangur probleme të ndryshme. Është mirë që ta mbani lëkurën të pastër dhe të hidratuar për të shmangur thatësinë, acarimin dhe plakjen e parakohshme. Uji është zbutësi ideal për vaginën. Mund të përdorni gjithashtu edhe produkte natyrale të padëmshme për të shmangur thatësinë vaginale.

Endometrioza
Shumica e femrave përjetojnë në raste shumë të rralla dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual apo kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Por, për 10% të grave në moshën riprodhuese, këto simptoma mund të sinjalizojnë diçka më serioze: endometriozën. Endometrioza është një gjendje ku indet endometriale që rrethojnë mitrën, migrojnë jashtë mitrës dhe ngjiten në pjesë të tjera të trupit afër saj, si tubat falopianë, fshikëzën e urinës ose zorrët. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual ato inflamohen dhe enjten. “Endometrioza është një zonë lufte”, thotë Tamer Seckin, themelues dhe drejtor mjekësor i Fondacionit Amerikan të Endometriozës. “Nëse nuk trajtohet, mbetet si plagë që nuk shërohet asnjëherë gjatë viteve riprodhuese të gruas”. Problemi është se, mjekët shpesh e ngatërrojnë endometriozën me gjendje të tjera që mund të shkaktojnë dhimbje në pjesën e legenit, si sindroma e zorrës së irrituar, sëmundja inflamatore pelvike apo edhe sindroma premenstruale. Ja cilat janë

1. Perioda të dhimbshme: Dhimbjet e tmerrshme gjatë ciklit menstrual që nuk lehtësohen as pasi keni pirë ilaçe janë një nga shenjat dalluese të endometriozës. Dhimbjet në pjesën abdominale mund të fillojnë pak ditë para se të vijë cikli menstrual dhe zgjasin për disa ditë. Dhimbjet mund të jenë aq të tmerrshme sa ju pengojnë gjatë përditshmërisë.
2.Gjakderdhje: Perioda të shumta Me endometriozën, dhimbja pa asnjë shkak nuk është e vetmja gjë që cikli menstrual sjell. Gjakderdhja e shumtë është një tjetër simptomë e zakonshme e endometriozës. Mund t’ju duhet të ndryshoni pecetën çdo 1 ose 2 orë dhe mund të shihni mpiksje të gjakut.
3. Dhimbje gjatë aktit seksual: Në rast se indet endometriale migrojnë jashtë mitrës. Mund të ngjiten në organe të tjera dhe të mbeten aty. Mungesa e fleksibilitetit e bën aktin seksual të dhimbshëm. Gratë që vuajnë nga endometrioza mund të kenë dhimbje edhe gjatë masturbimit.
4. Dhimbje gjatë urinimit dhe jashtëqitjes: Indet endometriale mund të ngjiten në zorrë, duke e bërë të dhimbshme jashtëqitjen apo urinimin. Simptomat mund të variojnë nga një pacient në tjetrin, duke filluar nga kapsllëku, diarreja, dhimbjet e barkut, të vjellat, gjakderdhje nga zorra e trashë etj.
5. Infertilitet: Rreth 30-40% e femrave me endometriozë përjetojnë probleme të fertilitetit. Madje, disa gra nuk e kuptojnë se kanë endometriozë deri në momentin që kërkojnë të trajtohen për të lindur fëmijë.