Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

5 arsyet pse duhet të pini një lugë çaj uthull molle para se të flini gjumë

Do të ishte e kotë t’ju pyesnim në qoftë se e njihni uthullën e mollës pasi kemi folur aq shumë për të dhe e kemi sjellë vazhdimisht nëpër artikujt tanë. E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E,acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, pa diskutim ky produkt është një depo vlerash ushqyese. Por këto vlera shkojnë përtej shijes së mirë të ushqimit apo përdorimeve në fushën e kozmetikës dhe pastrimit të shtëpisë. Uthulla e mollës është një eleksir i vërtetë për shëndetin e njeriut.

Studimet e ndryshme kanë provuar që konsumimi i një luge çaji me uthull mollë ndikon drejtpërdrejt në 5 gjendet e mëposthme shëndetësore.

1.Ndihmon të humbisni peshë: Siç dihet gjatë gjumit realizohet një proces shumë kompleks siç është filtrimi dhe eleminimi i toksinave nga trupi i njeriut. Uthulla e mollës jo vetëm që e përshpejton atë, por nxit metabolizmin të djegë sa më shumë kalori. Ajo ka fuqinë të shpërbëjë brumërat, kurse antioksidanti i saj kryesor, pektina, i jep trurit dhe trupit ndjesinë e ngopjes.

2.Lehtëson dhimbjet e fytit: Uthulla e mollës ka veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që dobësojnë fuqinë vepruese të baktereve në rast virozash ose kur keni inflamacion të laringitit.

3.Ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak: Uthulla e mollës nxit prodhimin e insulinës në gjak dhe shpërbën karbohidratet toksike që qarkullojnë në organizëm dhe që çojnë në shfaqjen e diabetit.

4.Largon erën e keqe të gojës: Era e keqe e gojës në gjuhën mjekësore njihet me emrin halitosis dhe mund të vijë si rezultat i një sërë faktorësh, përfshirë këtu dietën, ilaçet që përdorni, higjienën orale, intolerancën ndaj laktozës, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve etj. Uthulla e mollës vret bakteret dhe i jep një ndjesi freskie gojës suaj.

5.Trajton acidet gastrike të stomakut: Uthulla e mollës rivendos pH-in normal të stomakut dhe neutralizon acidet gastrike falë veprimi të saj anti-inflamator.living.al