5 këshilla si të përmirësoni shëndetin mendor

Ekspertja, Zoe Williams, zbulon pesë mënyra për të rritur shëndetin tonë mendor – duke përfshirë këtu të qenurit i sjellshëm me veten dhe pushimi nga teknologjia.
Ajo tha: “Jeta e përditshme – lajmet, marrëdhëniet tona personale, punët ose një ndryshim i madh në jetë mund të ndikojnë në mirëqenien tonë mendore.

Hulumtimi tregon se lidhja me miqtë përmes sportit dhe lojërave, veçanërisht ato që inkurajojnë konkurrencën miqësore dhe fokusin, siç është një lojë ping pong, mund të ketë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin tonë mendor.
“Na ndihmon të përmirësojmë qartësinë mendore dhe gjithashtu të forcojmë lidhjet me ata me të cilët po luanjmë. Pavarësisht nëse fitoni apo humbisni, është një lojë argëtuese e garantuar.”

Gjithashtu, të mësuarit e aftësive për të luajtur një lojë të re mund të rrisë vetëbesimin dhe vetëvlerësimin tuaj. Të qenit aktiv, mësimi i një sporti të ri dhe të lidhja me të tjerët janë tre nga “Pesë hapat drejt mirëqenies mendore”.

Këshilla për mirëqenien, sipas DR ZOE WILLIAMS:

Bëhuni aktiv – Aktiviteti fizik çliron endorfinë dhe kimikate të tjera që rrisin humorin në tru. Gjithashtu, aktiviteti fizik dhe ushtrimet ulin stresin dhe ankthin, si edhe rritin vetëbesimin.
1.Merrni pushim nga teknologjia – Ndryshoni rrjetet sociale me shërbime dhe gjeni kohë për të bërë aktivitete që nuk përfshijnë ekrane, apo media sociale.
2.Jepini vetes të paktën 10 minuta në ditë për të dalë jashtë dhe për të marrë frymë në ajër të pastër larg teknologjisë.
3.Lidhje kuptimplote – Kaloni kohë me miqtë, familjen, kolegët, apo edhe gjeni një grup të ri shoqëror, pasi lidhja me të tjerët dhe forcimi i marrëdhënieve do t`iu përmirësojë edhe ju.
4.Hyni në frymën konkurruese – Shoqërimi dhe futja në frymën konkurruese është e mrekullueshme për të shfryrë tensionet.
5.Jini të sjellshëm me veten – Të qenit i sjellshëm me veten mund të ndihmojë në uljen e niveleve të ankthit dhe depresionit, si dhe të përmirësojë aftësinë tuaj për të përballuar jetën e përditshme.

https://www.dailystar.co.uk/health/lifestyle-mental-health-boost-active-29903129