Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

5 mënyra të reja për të zhdukur nuancën e verdhë tek rrobat e bardha pa kimikate

Ne të gjithë kemi rroba të bardha në dollapin tonë dhe me kalimin e kohës vëmë re se ato fitojnë një nuancë të verdhë. Me siguri shumica prej jush nuk i veshin më këto rroba, ose provojnë me detergjencë të ndryshëm për t’i zbardhur sërish. Ne do t’ju vijmë në ndihmë me 5 mënyra natyrore të cilat mund t’i aplikoni në kushte shtëpie, pa kimikate:

Shmangeni tharësen, shfrytëzojeni diellin

Pasi t’i keni larë rrobat tuaja, vendosini ato të thahen në diell. Shmangeni tharësen e tyre. Rrezet e diellit do të zbardhin rrobat tuaja. Rrezet ultravjollcë kanë të njëjtën fuqi me detergjentët.

Limoni është zgjidhja

Lëngu i limonit është një zbardhues fantastik që mund t’i japë rrobave tuaja të bardha një shkëlqim të ri. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me ujë të nxehtë. Vendosni brenda lëngut rrobën që dëshironi të pastroni dhe lëreni atë për një orë ose nëse keni kohë edhe gjatë natës. Më pas, fërkojeni me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni për 30 minuta. Në fund lajeni normalisht.

Shtoni një dozë uthull të bardhë gjatë larjes

Uthulla duket të jetë zgjidhja më e mirë e rrobave tuaja. Për heqjen e njollave të vështira dhe zbardhjen e rrobave, uthulla mund t’i bëjë të dyja. Për të zbardhur rrobat tuaja të bardha, bëni një zgjidhje duke përzier 1/4 filxhan lëng limoni me 1/2 filxhan uthull të bardhë. Përdoreni këtë zgjidhje si një alternativë për zbardhjen.

Soda e bukës

Soda e bukës është gjithashtu një deodorant natyror, kështu që rrobat tuaja jo vetëm do të jetë më të shëndritshme, por gjithashtu do të jenë më të freskëta.

Bluja është e bardha e re

Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Çfarë duhet të bëni? Nëse shtoni një detergjent blu, ju kompensoni ngjyrën e verdhë që mund të jetë krijuar në rrobat tuaja.

Çfarë prisni? Nxirrni nga gardëroba rrobat e bardha që kanë fituara nuance të verdhë dhe lajini në këto mënyra.