Një nga shkaqet për të cilët nuk e shohim, nëse e quajmë “të keqen”, zemërligësinë apo sjelljen psikopate – sigurisht është se e kemi të vështirë të besojmë që njerëz të tillë vërtetë ekzistojnë!
Nuk mund ta imagjinojmë se dikush na gënjen, mashtron apo lëndon (si ne, ashtu edhe të tjerët) pa aspak ndërgjegje, shpërndan gënjeshtra dhe shpifje që të rrënojë reputacionin e dikujt apo të shtiret dhe tradhtojë për diçka që nuk është, edhe atë vetëm për t’i bërë dëm të tjerëve (fizik, material, emocional …).
Për fat të keq, e dimë se njerëz të tillë ekzistojnë. Pesë shenjat e ardhshme tregojnë se keni të bëni me njerëz me zemër të kalbur dhe, nëse dalloni ndonjë nga ata, do të ishte më mirë të qëndroni larg nga ai person, kurse “përmirësimin” e tij dhe shërimin psiqik ndoshta më mirë t’ia leni profesionistëve.
1. Njerëzit me zemër të ligë janë profesionist për të krijuar konfuzion, kaos dhe grindje. Ata:
• ndryshojnë faktet;
• mashtrojnë;
• gënjejnë;
• shmangin marrjen e përgjegjësive;
• mohojnë të vërtetën;
• mbajnë informatat për vete …
2. Njerëzit me zemër të ligë janë ekspert në mashtrimin e të tjerëve me fjalët e ëmbla të tyre. Por, nëse shikoni rezultatet e jetës së tyre apo nëse bazoheni në fjalët e tyre, do të vëreni se personat e tillë kurrë nuk ndryshojnë dhe nuk investojnë në rritje dhe zhvillim. Jeta e tyre është iluzion dhe ushqim i shpirtit për ta janë vuajtjet e njerëzve tjerë.
3. Njerëzit me zemër të ligë gjithmonë dëshirojnë t’i kontrollojnë të tjerët, kurse ata për veten e tyre janë autoriteti më i lartë. Refuzojnë reagime dhe kritika konstruktive, krijojnë vetë rregulla sipas të cilave jetojnë, nuk i kushtojnë vëmendje normave morale.
4. Njerëzit me zemër të ligë shpesh luajnë me simpatitë e njerëzve shpirtmirë me qëllim mashtrimi. Kjo duket kështu:
kërkojnë dhëmbshuri, por ata vetë nuk ofrojnë. Kërkojnë ngrohtësi, falje dhe intimitet nga personat te të cilët kanë gabuar pa kurrfarë empatie ndaj dhimbjes që i kanë shkaktuar dhe pa qëllim të vërtetë të përpiqen të përmirësojnë atë që kanë bërë apo të përpiqen të kthejnë besimin e humbur.
5. Njerëzit me zemër të ligë nuk kanë ndërgjegje dhe nuk dinë çka është keqardhja. Madje as që kanë ndërmend të përpiqen të luftojnë kundër ligësisë së tyre – në fakt, kënaqen me të – dhe gjithnjë nën maskën e një karakteri të caktuar fisnik.