Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

5 shenjat që tregojnë se jeni vërtet inteligjentë

Mund të mendoni se vetëm koeficienti i lartë i inteligjencës dhe njohja e disa gjuhëve të huaja janë shenja të intelektit. E keni gabim, edhe disa shenja, në dukje të parëndësishme (si mësimi nga gabimet, nuk ju intereson se çfarë mendojnë të tjerët etj) tregojnë për inteligjencë.

Këto janë 5 shenja të inteligjencës, sipas ekspertëve:

Mësoni nga gabimet

Studimet psikologjike kanë treguar se njerëzit e zgjuar janë të vetmit që i kuptojnë dhe pranojnë gabimet e tyre dhe, më e rëndësishmja, mësojnë prej tyre.

Në vend që t’i shohin gabimet si dështim, njerëzit inteligjentë i shohin ato që mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur.

Leximin e shihni si mënyrë argëtuese

Lexuesit pasionantë, të cilët lexojnë libra thjesht për qejf dhe jo vetëm për të marrë njohuri të reja, janë më inteligjentë.

Sipas një studimi, këta lexues kanë kujtesë dhe përqendrim më të mirë, dhe aftësi më të mira komunikuese.

Mund të argumentoni kundër të gjithëve

Argumentimi është sigurisht një shenjë e inteligjencës – megjithatë është edhe një mënyrë që ju diferencon nga të tjerët.

Travis Bradberry, autor i librit ‘Emotional Intelligence 2.0’, thotë se ata që argumentojnë paktë dhe saktë – nga të gjitha këndvështrimet – janë më inteligjentë.

Mendoheni para se të flisni

Njerëzit vërtet inteligjentë kanë tru më të shpejtë se goja.

Nëse merrni kohë për t’ju përgjigjur pyetjeve të njerëzve dhe mendoheni mirë që t’ju jepni një përgjigje të zgjuar, jeni një hap përpara.

Nuk ju intereson çfarë mendojnë të tjerët

Njerëzit vërtet inteligjent nuk i marrin në konsideratë të tjerët kur marrin vendime.

Ata nuk mendojnë se si ndihen të tjerët si pasojë e veprimeve të tyre dhe të bëjnë gjëra në varësi të gjykimit të njerëzve.

Posedoni ndonjërën nga këto shenja?