Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

58-vjecari i jep fund jetës në Berat dhe i lë letër bashkeshortes para aktit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit ku një 58-vjeçar në gjendje të rënduar psikologjike ka ndërmarrë aktin tragjik, duke i dhënë fund jetës.

Burime për mediat bëjnë me dije se 58-vjeçar i identifikuar si Ylli Reka është gjetur i vetëvarur në një nga dhomat e shtëpisë së tij në lagjen “13 shtatori”.

Ka qenë bashkëshortja ajo e cila e ka gjetur Rekën të vetëvarur, ndërkohë që e tmerruar më pas ka telefonuar policinë.

Mësohet se 58-vjeçari para se të ndërmerrte aktin tragjik, i ka lënë një letër bashkëshortes së tij ku dhe i kërkonte falje, por duke qenë i sëmurë dhe drejt paralizimit të plotë ai mes rreshtave i ka shkruajtur se nuk donte që t’i bëhej barrë askujt.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërkohë që vlen të theksohet se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.