Menopauza shfaqet me simptoma të ndryshme si mjegulla të trurit, shtimi i peshës dhe lëkundjet e humorit. Por, merreni parasysh këtë: ndryshimi nuk ka pse të jetë gjë e madhe ose e tmerrshme. Menopauza do t’i ndodhë çdo gruaje, prandaj merreni qetë.
Fatkeqësisht, 65% e grave thonë se ndjehen të papërgatitura për atë që mund të sjellë menopauza. Por, ndryshe nga kohërat e tjera hormonale të trazuara si puberteti dhe shtatzania, kësaj here do të keni nevojë për më shumë kujdes, transmeton Gazeta Shneta.
Simptomat mund të zgjasin për më shumë se shtatë vjet
Shumica e grave goditen nga menopauza rreth moshës 51 vjeçare. Sipas një studimi, gjatësia mesatare e simptomave të menopauzës është 7 vjet e gjysmë. Në ato vite para menopauzës, cikli juaj mund të bëhet i çrregulltë, periudhat tuaja mund të jenë më të rënda dhe mund të keni probleme me gjumin. Pas menopauzës, simptomat zgjasin derisa trupi juaj të arrijë t’i kontrollojë ato.
Ndjenja të papritura të nxehtësisë
Deri në 80% të grave para menopauzës dhe 65% e grave pas menopauzës e përjetojnë këtë simptomë. Ndërsa mund të mos jeni në gjendje të shmangni plotësisht nxehtësinë, ka mënyra për të minimizuar ndikimin e tyre.
Ju mund të keni marrëdhënie seksuale dhe ta shijoni atë
Shumë gra ndjehen sikur marrëdhëniet nuk janë aq të mira pas menopauzës dhe janë të dhimbshme. Sigurisht, hormonet mund ta lënë vaginën më të thatë dhe më pak elastike, por nuk është e domosdoshme që kjo të vrasë jetën tuaj seksuale.
Mund të mbeteni shtatzënë
Disa gra, ndërpresin kontraceptivët duke menduar që nuk mund të mbetin shtatzënë në të 40-tat. Por, ju jeni ende pjellorë.
Menopauza nuk ndikon vetëm në sistemin tuaj riprodhues
Estrogjeni është mjeshtri i hemostazës metabolike dhe funksionimit. Pra, kur prodhimi pushon ndikon në gjithçka. Nga prodhimi dhe shpërndarja e yndyrës, hormonet e oreksit dhe funksionimi i tiroides deri në nivelet e energjisë, gjumit, gjendja shpirtërore dhe shumë më tepër.
Shëndeti juaj mendor mund të mos jetë stabil
Gratë tashmë janë dyherë më shumë të rrezikuara edhe për depresion edhe për ankth. Simptomat e menopauzës gjithashtu sjellin stres shtesë.