Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

6 Ushqimet e keqija qe demtojne shendetin

Nëse doni te jeni ne forme dhe te shëndetshëm, shmangni sa te mundni disa ushqime. Ja cilat janë ato dhe çfarë rreziqesh mund te shkaktojnë.

Pijet me gaz
Pijet me gaz jo vetëm qe te shëndoshin, por dyfishojnë rrezikun për kancer ne pankreas, sjellin probleme kardiovaskulare dhe shkaktojnë diabet.

Margarina
Kemi dëgjuar shpesh te thuhet se margarina nuk përmban kolesterol dhe është me e mire se gjalpi. Por ne fakt ky produkt rrit se tepërmi kolesterolin ne gjak dhe dëmton paretet e enëve te gjakut. Përdorni me mire vajin e ullirit.

Produktet me pak yndyre
Mos u gënjeni nga etiketat e produkteve. Prodhuesit e biskotave, salcave, sallatave, kosit apo te tjera produkteve qe ne etiketa shkruajnë “me pak yndyre”, shtojnë shpesh sheqer, kripe apo edhe konservues ne mënyrë qe këto produkte te kenë me shume shije. Mjeket rekomandojnë me mire te konsumoni një produkt origjinal dhe me më shume yndyre sesa këto produkte qe iu gënjejnë.

Patatinat
E dini te gjithë qe patatinat nuk duhen përdorur sepse përmbajnë yndyre dhe te shëndoshin, por nuk e dini se ato përmbajnë edhe acrylamine. Ajo krijohet kur patatinat skuqen dhe është mjaft e rrezikshme për shëndetin. Fale saj mund te shfaqet edhe kanceri. Kujdes!

Produktet e ngrira
Edhe pse mund te mendoni se ato janë ne sasi te vogla, kaloritë qe përmbajnë janë te mëdha. Për shembull edhe pse mishi i ngrire përmban me pak yndyre, ai është i transformuar dhe përmban natrium.

Sallami apo mishi i tymosur
Sallami, proshuta e tymosur, etj, përmbajnë disa konservues kimike te cilët rrisin rrezikun për kancer te zorrës se trashe. Këto produkte përmbajnë gjithashtu edhe shume kripe, yndyre e kolesterol dhe pak fibra.