Një 70-vjeçar që punonte si roje është gjetur i pajetë ditën e sotme rreth orës 15:00 në lagjen “1 Maji” të Vlorës.
Sipas policisë, ishin familjarët ata që e gjetën të moshuarin pa shenja jete. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.
Informacion paraprak nga Policia:
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.