Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

900 pasagjerë në bord, shihni si shkundet anija gjigante (VIDEO)

Pothuajse 900 persona dhe ekuipazhi përjetuan momente tmerri në bordin e kroçeres “Sky Viking”, pasi ajo dërgoi sinjal alarmi për shkak të problemeve të motorit.

Anija gjigante ndodhej jashtë bregut shkëmbor perëndimor të Norvegjisë në momentin e defektit. Pasagjerët dërguan fotografi dramatike nga brenda.

Ekipi i shpëtimit arriti të vërë në punë tre nga katër motorët e anijes më vonë të dielën në mëngjes dhe aktualisht anija është tërhequr në qytetin port të Moldës.

Dy anije të tjera e ndoqën atë, një përpara dhe një mbrapa.

Anija gjigante kishte fillimisht 1,373 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, 915 prej të cilëve nga Britania e Madhe dhe SHBA.

Të paktën 479 persona u evakuan nëpërmjet helikopterëve.

Disa njerëz kanë pësuar lënd.ime dhe tre prej tyre janë në gjendje serioze. Shtatëmbëdhjetë vetë janë shtruar në spital, sipas autoriteteve lokale.

Video që udhëtarët postuan në mediat sociale tregojnë karrige dhe mobilje që rrëshqasin nëpër dysheme, pasi anija u lëkund nga njëra anë në tjetrën si pasojë e stuhisë.