Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

91-vjeçari humb jeten 2 muaj nga martesa e tij me një 42 vjeçaren

Sipërmarrësi dhe miliarderi austriak Richard Lugner ishte 91 vjec kur ndërroi jetë dhe kishte vetëm dy muaj që ishte martuar për herë të gjashtë. Më 1 qershor, Lugner u martua me Simone Reiländer, 42 vjeçe, në Bashkinë e Vjenës. Kur u martuan më 1 qershor ai pati thënë “Kjo do të jetë martesa e fundit,” duke iu referuar raporteve të gazetave lokale .

Miliarderi Lugner, i cili ishte i njohur, ndër të tjera, për argëtimin e shumë të famshëmve, duke përfshirë Kim Kardashian , Jane Fonda , Pamela Anderson dhe Goldie Hawn , në Ballin e famshëm të Operës së Vjenës ndër vite – ai vdiq të hënën, më 12 gusht, në vilën e tij në Vjenë, sipas transmetimit tëAgence France-Presse .

91 vjecari u bë i famshëm për qendrën e tij tregtare që hapi në Vjenë në 1990.

Ai ishte i martuar më parë me Christine Gmeiner (​1961-1978), Cornelia Laufersweiler (​1979-1983), Susanne Dietrich (1984-1989), Christina Lugner (1990-2007), si dhe modelen dhe aktoren e Playboy, Cathy Schmitz (2014-2016).

Sipërmarrësi, i cili e filloi punë e tij në industrinë e ndërtimit, la pas katër fëmijë: Jacqueline, Nadine, Alexander dhe Andreas. SHIKO.NEWS